×
  • Lajme
  • Lajme

    Anesteziologu tregon se si u sulmua në QKUK

    FrontOnline
    09 Janar 2021

    Anesteziologu Valon Kadriu është sulmuar dje nga familjari i një pacienti në Klinikën Infektive.

    Kadriu gjendej në vendin e tij të punës në repartin e intensivës në Klinikën Infektive në QKUK ku po kujdesej për pesë pacientë, shkruan Gazeta Shneta.

    Ai ishte thirr me urgjencë për të ndihmuar një pacient në repart, dhe ndonëse nuk ishte përgjegjësi e tij Kadriu shkoi për ta ndihmuar.

    “Më kanë thirr me urgjencë sepse isha vetëm unë si mjek në intensivë. Puna ime është në intensivë e jo në repart. Por unë shkova për ta ndihmuar pacientin”.

    “Sapo hyra në dhomë u godita nga pala mbrapa kokës dhe në fytyrë. Përkundër goditjeve që morra dhe gjakderdhjes, unë vazhdova reanimimin dhe intubimin e pacientit për 50 minuta, por fatkeqësisht nuk mbijetoi”, ka treguar ngjarjen anesteziologu dhe intensivisti.

    Ai ka treguar se nga goditja ka pësuar frakturë të hundës dhe sot po merret me trajtimin. Rasti është hapur edhe në Policinë e Kosovës.

    Përveç mjekut, pala ka sulmuar edhe një infermiere të klinikës.

    Sulmin ndaj anesteziologut e ka dënuar Asociacioni Kosovar i Anesteziologëve, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Oda e Infermierëve të Kosovës

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme21 Shtator 2024
    Dy persona janë marrë në stacionin policor në Prishtinës mbi dyshimin për prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore. Policia ka...
    Lajme21 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka thënë se Prokuroria pritet t’i thërrasë të gjithë dëshmitarët e...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se subjekti që ai e drejton me kandidatin për kryeministër, Bedri...
    Të tjera
    Lajme21 Shtator 2024
    Shefi i Shtabit Zgjedhor të AAK-së, Muharrem Nitaj, ka bërë me dije se kjo parti politike ka përcaktuar deri tani 80 për...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kujtuar kolonel Ahmet Krasniqin, në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Abdixhiku është shprehur...
    Sport21 Shtator 2024
    Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e...
    Lajme21 Shtator 2024
    Një i moshuar ka ndërruar jetë në një kafiteri të Obiliqit. Sipas policisë, i ndjeri është raportuar se kishte nevojë për tretman...
    Lajme21 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video nga momenti kur është intonuar himni i Republikës së Kosovës në akademinë më me ndikim...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jasharaj, në këtë fillim viti shkollor pati deklaruar se mësimi do të fillojë në afat kohor, mirëpo nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.