Familja Lipa, Dukagjini, Anesa, Dua, Rina dhe Gjini, janë duke shijuar pushimet në jug të Shqipërisë.
Ata së fundmi ndodhen në Shqipëri duke qenë se edhe pak ditë mbahet “Sunny Hill” në Tiranë.
Së fundmi ka qenë e ëma e Duas që ka shpërndarë disa fotografi familjare duke treguar disa nga momentet e lumtura të tyre.
Sunny Hill” në Shqipëri po mbahet pak javë pas atij që u organizua në Prishtinë.
26-vjeçarja ka performuar në natën e parë të “Sunny Hill”, duke përfshirë këtu edhe një sërë yjesh të tjerë nga bota si: J Balvin, Diplo, Aj Tracey, Skepta etj.