Çifti shumë i dashur për publikun, Andrra dhe Sinan Hoxha janë bërë prindër për herë të dytë. Andrra ka sjellë në jetë një djalë, emrin e të cilit nuk e kanë zbuluar ende.
Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në Instagram.
Andrra ka publikuar një foto të foshnjës, krahas së cilës ka shkruar: “E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot!”.
Kujtojmë se pak kohë më parë Andrra zbuloi se ishte dëshira më e madhe e Ansit të bëhej me një vëlla.