Dy gra që thonë se janë përdhunuar, po ashtu dhe ngulfatur nga ndikuesi i diskutueshëm i mediave sociale, Andrew Tate, kanë folur për BBC për përvojat e tyre.
Një tjetër grua ka pretenduar, për herë të parë, se ajo u përdhunua nga vëllai më i vogël i zotit Tate, Tristan – gjithashtu një ndikues me miliona ndjekës.
Vëllezërit Tate, të moshës 37 dhe 36 vjeç, aktualisht përballen me akuza në Rumani për trafikim njerëzor dhe formim të një grupi të organizuar për shfrytëzimin seksual të grave. Andrew Tate është gjithashtu i akuzuar për përdhunim, transmeton Klankosova.tv.
Nëse shpallen fajtorë, dy burrat mund të dënohen me më shumë se 10 vjet burg. Ata i mohojnë me forcë akuzat ndaj tyre.