×
  • Lajme
  • Lajme

    Andin Hoti: Takimi për të pagjeturit pritet të ndodhë këtë muaj, kërkojmë nga Serbia t’i hap arkivat e ushtrisë

    FrontOnline
    26 Prill 2025

    Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë gjatë muajit prill pritet të mblidhen në Bruksel në kuadër të Komisionit të Përbashkët për të Pagjeturit.

    Kështu ka bërë të ditur për “Front Online” kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti.

    Hoti ka deklaruar se takimi mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e personave të pagjetur mbahet nën organizimin e Bashkimit Evropian.

    “Datën e cakton BE, rrjedhimisht ne po shpresojmë qe brenda këtij muaji të mbahet takimi i parë”, tregoi Hoti.

    Ai ka renditur kërkesat kyçe të palës kosovare.

    “Zbatimi i plotë i deklaratës për persona të zhdukur, dhe termave të referencës së Komisionit të përbashkët që nënkupton hapje të arkivave të ushtrisë, policisë dhe inteligjencës serbe. Qasje e plote në territorin e Serbisë, për gërmime në lokacionet e dyshuara për varreza masive. Informacione të plota mbi 16 varrezat masive qe sipas një raporti të Serbisë, eksitojnë në Serbi”, ka thënë Hoti.

    Hoti ka rikujtuar se Serbia kishte refuzuar pjesëmarrjen në takimin e planifikuar më 15 janar, por ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të shtyjë përpara kërkesat e saj.

    “Serbia, siç dihet ka refuzuar takimin e paraparë me 15 janar, por kjo nuk na ndal neve të vazhdojmë të shpalosim kërkesat tona, qoftë edhe pa ta në BE”, deklaroi Hoti.

    Hoti ka kritikuar edhe qasjen e faktorit ndërkombëtar ndaj Beogradit, që sipas tij “po e ledhaton Serbinë” në vend se të ushtrojë presion për drejtësi.

    “Është shumë e qartë që Serbia refuzon të zbatoj marrëveshjen, për shkak të krimeve qe kanë bërë, dhe tendencën e vazhdueshme për të fshehur këto krime, është mendësia e njëjtë e pushtetit serb, ajo që ka qenë në 1999. Serbia po ledhatohet nga faktori ndërkombëtar, një qasje qe do duhej të ndryshohej komplet”, përfundoi Hoti për “Front Online”.

     

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje e 260’të. ZKM ka njoftuar se në këtë mbledhje qeveria ka:...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se si parti kanë dhënë emrat që do t’i votonin të VV-së, pa asnjë kusht....
    Lajme29 Maj 2025
    Juristja e medias, Flutura Kusari i ka reaguar ministrit në detyrë, Faton Peci, pasi ky tha se nuk i merr seriozisht mediat...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për sa i përket protestës së...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, pasi që ky i fundit krahasoi bllokadat...
    Lajme29 Maj 2025
    Seanca e 24-të konstituive do të mbahet pas dy ditësh. Kështu njoftoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
    Lajme29 Maj 2025
    Një tjetër përpjekje, e 23-ta me radhë, për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish. VV ka vazhduar edhe me përpjekjen...
    Kronika29 Maj 2025
    Mëngjesin e së mërkurës, policia në Prishtinë ka arrestuar katër persona të dyshuar si dhe janë kontrolluar tetë objekte në lokacione të...
    Lajme29 Maj 2025
    Zyrtari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se protesta e sotme e bizneseve është thirrje për ndihmë dhe jo për përplasje. Ai...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.