×
  • Lajme
  • Lajme

    Andin Hoti: Në Bruksel do të adresohen disa çështje të rëndësishme për personat e zhdukur

    FrontOnline
    14 Janar 2025

    Të mërkurën (nesër) do të rinis dialogu në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, por kësaj radhe me një takim të parë të Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

    Këtë gjë e bëri të ditur emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, i cili tha se fokusi i këtij takimi në Bruksel do të jenë personat e zhdukur.

    “Përsëri në Bruksel, fokusi i kësaj jave do të jetë te Personat e Zhdukur me takimin e parë të Komisionit të Përbashkët”, ka shkruar Lajçak.

    Lidhur me këtë takim që do të mbahet të mërkurën ka folur edhe kryetari i Komisionit qeveritar për personat e zhdukur, Andin Hoti.

    Hoti deklaroi se takimi ka për qëllim përcaktimin e planit të punës për seancat e ardhshme.

    Derisa, Hoti thotë se do të adresohen edhe disa çështje të rëndësishme.

    “Takimi ka për qëllim përcaktimin e planit të punës për seancat e ardhshme, si dhe adresimin e disa çështjeve të rëndësishme për çështjen e personave të zhdukur”, tha Hoti.

    Hoti potencoi se delegacioni i Kosovës do të prezantoj disa kërkesa që lidhen me arkivat.

    “Delegacioni ynë do të prezantojë disa kërkesa kyçe, që ndërlidhen kryesisht me monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, me fokus të veçantë në shkresën për arkivat, të cilën e kemi adresuar te Vuçiq, dhe çështje të tjera të rëndësishme në këtë fushë”, thotë Hoti për “Front Online”.

    Më tej, Hoti e ka cilësuar këtë takim të parë si hap të rëndësishëm.

    “Ky takim është një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të marrëveshjes ekzistuese ‘Deklaratës për Persona të Zhdukur’ e miratuar më 2 maj 2023”, shprehet Hoti.

    Komisioni i Përbashkët për Personat e Zhdukur nis punën në Bruksel

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë përfshirë tre automjete. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar...
    Lajme14 Janar 2025
    Në fshatin Bajgorë të komunës së Mitrovicës, rreth 50 kilometra larg Prishtinës, ndodhet parku i erës i përfunduar në vitin 2021, i...
    Lajme14 Janar 2025
    Bashkim Smakaj është deklaruar i pafajshëm në Gjykatën Speciale për akuzat Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër administrimit të drejtësisë. Këtë deklarim,...
    Të tjera
    Vip14 Janar 2025
    Sara ka ngacmuar Drilonin i cili po shijonte pishinën në oborrin e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova...
    Lajme14 Janar 2025
    KFOR-i thotë se patrullimet e rregullta dhe angazhimet me përfaqësues të komuniteteve lokale në Kosovë janë për parandalimin e tensioneve dhe dhunën...
    Lajme14 Janar 2025
    Pas ndërprerjes së mësimit për shkak të kushteve të këqija atmosferike, procesi mësimor do të rifillojë nesër në të gjitha shkollat e...
    Lajme14 Janar 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim Ambasadorin William Walker. E para e shtetit e falënderoi Walkerin për kontributin...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubimin e radhës në komunën e Novobërdës, ku u...
    Lajme14 Janar 2025
    Peter Sorensen pritet ta pasojë Miroslav Lajçak në rolin e emisarit të dialogut Kosovë-Serbi. Siç shkruan sot Radio Evropa e Lirë, në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.