Andi Zeqiri edhe zyrtarisht i është bashkuar Kombëtares së Zvicrës për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Zvicra pasditen e së mërkurës ka publikuar listën përfundimtare për lojtarët e ftuar në Kampionatin Evropian që starton në qershor.
Opinioni kosovar e ka kritikuar ashpër vendimin e Zeqirit për t’iu bashkuar Zvicrës ngase ai ishte afër Kosovës, madje u fotografua me fanellën e “dardanëve” në prani të presidentit të FFK-së, Agim Ademit.
Zeqiri ishte kontaktuar vazhdimisht nga FFK-ja t’i bashkohet Kosovës.
Instagrami i Andi Zeqirit është “pushtuar” nga shumë komentues të cilët e quajtën atë si “tradhtar” pasi zgjodhi Zvicrën dhe ia ktheu shpinën Kosovës.
“Tradhtar”, “Në Kosovë nuk je i mirëseardhur, ndërro edhe emrin”, Ja arrite qëllimit me u tall me Kosovën”, ishin disa nga komentet negative në profilin e Andi Zeqirit.
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Admir Mehmedi janë gjithashtu pjesë e Zvicrës për Kampionatin Evropian.