Andi dhe Melisa janë dy ish konkurrentët e sezonit të dytë të “Për’puthen”.
Ata janë çifti i vetëm që i mbijetuar lidhjes së tyre, por jo edhe gjatë, shkruan lajmi.net.
Edhe pse kanë kaluar shumë sfida bashkë, duket se tani kanë vendosur t’i ndajnë rrugët.
Andi ishte i ftuar tek “E diell”, ku edhe zbuloi arsyen e vërtetë që çoi deri tek ndarja.
“Kishim shumë kohë që ziheshim madje edhe për një fjalë goje. Për 1 vit rresht të zihesh tri herë në ditë i lë punët e tua mbas dore, i lë gjërat e tua pas dore harron gjithë botën. Në momentin kur lidhja bëhet toksike është më mirë të mbaroj në të mirën e të dyve. Kjo është përgjigja”, përfundoi ai.
Kjo nuk ishte hera e parë e ndarjes së tyre, por që duket se kësaj radhe nuk ka mundësi ribashkimi.