Derisa ishte duke folur me Julianën, Andi ka zbuluar një detaj mjaft interesant nga jeta e tij.
Ai tha se kurrë nuk ka lexuar libër, derisa theksoi se para gjashtë muajsh ka filluar të merret këtë gjë.
“Kurrë në jetën time libër nashta s’kam lexu tamam, para gjashtë muajve ia kam nisë, se e kam ndryshu stilin e jetës pak”, tha Andi.
Ai madje tha se e shpërblente veten, në momentin kur e përmbushte objektivin që ia vendoste vetes.
“E bojsha dhjetë faqe me i lexu, e shpërblej veten me ni hamburger, për shembull”.