Andi dhe Melisa ishin njëri nga çiftet më të komentuara të “Për’puthen”.
Ata pas daljes nga programi, arritën të mbanin lidhjen më të gjatë, nga të gjithë konkurrentët e tjerë që u krijuan çifte në këtë program.
Por, çifti u ndanë e u bashkuan shumë herë, derisa erdhi ndarja definitive.
Andi u shpreh disa kohë më parë se lidhja e tyre u bë toksike dhe kishin shumë debate.
Së fundmi, ish konkurrenti i “Për’puthen”, ishte i ftuar në “Shqipëria Live” ku tha se është bërë pishman për lidhjen e tij dhe eksperiencën televizive duke theksuar se do të donte ta kthente kohën pas.
“Jam bërë pishman që në hyrjen tek Për’puthen e deri tek lidhja me Melisën, nuk do të doja të ekzistonin nëse do ta ktheja kohën pas.”, tha ai.