Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Melisa dhe Andi janë kapur sërish bashkë me njëri-tjetrin duke u futur në të njëjtën makinë. Para se të largohej nga emisioni Fatjoni kishte hedhur akuza kundër Melisës, e që kjo e fundit u përfol për një lidhje të fshehtë me Andin.
Ata janë fotografuar disa herë në shoqërinë e njër-tjetrin, por që gjithmonë e kanë mohuar se kanë një romancë. Ndjekësit e këtij emisioni i kanë fotografuar përsëri dyshen edhe pse tani nuk janë më pjesë e programit.
Ata janë fotografuar madje edhe duke bërë shopping, e që tani janë kapur teksa futen në të njëjtën makinë, siç shihen në foto.