×
  • Sport
  • Sport

    Anderson: Duhet ta rrisim nivelin ndaj Kosovës, më vjen keq për Arbër Zenelin

    FrontOnline
    27 Mars 2021

    Trajneri i Suedisë, Janne Anderson ka folur para mediave në Kosovë para ndeshjes Kosovë – Suedi, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

    Me këtë rast, Anderson e ka vlerësuar lartë Kombëtaren e Kosovës duke thënë se skuadrës së tij i nevojitet një ngritje e nivelit të lojës për këtë ndeshje të rëndësishme.

    Anderson: Duhet ta ngrisim nivelin e lojës për sfidën me Kosovën

    “Pra do të jetë një ndeshje e rëndë si me Gjeorgjinë para disa ditësh. Kosova ka disa lojtarë të mirë, janë shumë të shpejtë, janë të zhdërvjelltë dhe do të na duhet të arrijmë një nivel më të mirë se sa kishit ju para disa ditësh. Pra ne si skuadër do të na duhet të luajmë më mirë se sa që keni luajtur ju para disa ditësh.”, tha Anderson.

    Në vazhdim, Anderson tha se sa i përket stilit të lojës në këtë ndeshje, ata do të mundohen të luajnë së pari sa më mirë ne fazën defanzive dhe pastaj do të mendojnë edhe për të krijuar raste për shënim.

    Anderson: Do të mundohemi që përveç se të mbrohemi edhe të krijojmë raste për të shënuar ndaj Kosovës

    “Unë nuk i shikoj ekipet ashtu cila pjesë luan më mirë apo më dobët. Siç e thash edhe më herët, ekipi i Kosovës ka disa lojtarë shumë të mirë, do të mundohemi të luajmë mirë në mbrojtje dhe pastaj do të mundohemi të krijojmë më shumë mundësi për shënim se sa që kemi pasur në ndeshjen e kaluar.” tha ai.

    I pyetur nëse një lojtar si Arbër Zeneli do të kishte vend në formacionin titullar të Suedisë, Anderson tha:

    Anderson: Nuk e kam shikuar Arbërin me syrin nëse do të kishte vend te Suedia prej se iu bashkua Kosovës

    “Prej sa ka vendosur Arbëri në verën e vitin 2016 që të luajë për Kosovën, nuk e kam shikuar më në atë mënyrë. Natyrisht është një lojtarë i mirë…..Pra siç e thash edhe njëherë prej që e ka marr atë vendim nuk e kam shikuar në atë mënyrë. Natyrisht, fatkeqësisht për ne e ka marrë atë vendim. Siç e thash edhe më herët, ky është në fakt njëri nga ata lojtarët kur i përmenda lijtarët dhe të shpejtë dhe i dëshiroj të gjitha të mira. Kam edhe shumë lojtarë të tjerë në dispozicion të cilën mund t’i përzgjedh për të luajtur për Suedinë.”,, u shpreh Anderson.

    Kosova ballafaqohet me Suedinë pas një fitoreje me rezultat 4-0 ndaj Lituanisë para pak ditësh.

    Nga Rubrika
    Sport25 Dhjetor 2024
    Mesfushori i Chelseat, Cole Palmer, zgjodhi Lionel Messin përpara Cristiano Ronaldos në një intervistë në fillim të këtij viti. 22-vjeçari ka qenë...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Sulmuesi i shumëkritikuar sivjet, Kylian Mbappe, ka thënë që askush te Real Madridi nuk do të pishmanoset për transferimin e tij. “Askush...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurti, pati edhe ankesa për rrymë. Mërgimtari i cili kishte ardhur qe...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se vetingu duhet të bëhet. Sipas saj, kjo temë duhet të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka dalë në terren në Ferizaj, qytet që po përballet me...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Komuna e Jonikut ka instaluar sot kamerat publike në qytet. Këtë e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. Ai...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka kritikuar Qeverinë për subvencionet ndaj pensionistëve dhe fëmijëve, duke e cilësuar si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.