Këtë të shtunë, Serie-A, sjell derbin e shumëpritur të qytetit të Milanos ndërmjet Interit dhe Milanit.
Edhe pse klima që ofron kjo ndeshje është gjithmonë e nxehtë, janë deklaratat e protagonistëve ato të cilat i japin një shtytje edhe më të madhe elektrizimit të atmosferës.
Në këtë drejtim ka shkuar edhe deklarata e ish-trajnerit të Milanit, Carlo Anchelotti, i cili së fundi ka zbuluar se ai e kishte mbështetur Interin kur ishte fëmijë dhe kjo deklaratë e tij nuk iu ka pëlqyer aspak tifozëve kuq e zi.
“Milani po bën mirë. Pioli dhe Maldini kanë bërë një punë të mahnitshme.”, tha Anchelotti për “La Gazetta dello Sport”
“Nga ana tjetër, Interi e ka forcuar shumë skuadrën, ata mund ta thyejnë dominimin e Juventusit. Unë mendoj se ky është sezoni më i pa parashikueshëm i dekadës së fundit.”
“Së fëmijë, unë isha mbështetës i Interit sepse isha i impresionuar nga skuadra e Helenio Herreras. At ma dhanë një fanel të Sandro Mazzolas dhe për atë kohë, kjo ishte diçka e papërshkrueshme. Pastaj, Milani ishte pjesa e jetës sime, së pari si lojtar dhe pastaj si trajner.”, tha në fund Anchelotti.