×
  • Sport
  • Sport

    Ancelotti e zbulon “recetën” e përmbysjes së Dortmundit

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për shtyp pas fitores me përmbysje ndaj Borussia Dortmundit.

    Trajneri i Real Madridit e lavdëroi ekipin për paraqitjen e mbrëmshme në fitoren 5:2, ndonëse në pjesën e parë ishte në disavantazh prej 0:2.

    “Ne folëm me qetësi rreth ndryshimit të gjërave në pjesën e dytë. E zhvendosa sistemin dhe ekipi solli më shumë intensitet. Ne ishim mjaft të ndrojtur në pjesën e parë, nuk bëmë presion dhe ua lejuam atyre ta kontrollonin lojën. Ata i shënuan dy gola relativisht të thjeshtë dhe ishte e qartë se ne kishim nevojë për ndryshime. Ekipi e bëri një punë të madhe në pjesën e dytë. Pjesa e dytë ishte më e mira e sezonit tonë, me një presion më të mirë, me intensitet më të lartë. Pjesa e dytë tregoi se çka duhet të bëjmë dhe se si duhet ta bëjmë këtë. Mund të jetë moment kyç i sezonit tonë”, deklaroi Ancelotti pas lojës.

    “Unë mund ta shpjegoj këtë lojë kështu: ne ishim mjaft të ndrojtur në pjesën e parë dhe na mungoi intensiteti. Ishim të organizuar, por nuk bëmë presion në top dhe ata e kontrolluan lojën. I kishim rastet dhe e qëlluam tërthorësen, por ishim paksa më të rezervuar se që duhet. Duke marrë më shumë rrezikime në pjesën e dytë, ne luajtëm me një energji më të madhe. Duhet të bëjmë presion gjithmonë sepse kemi aftësi fizike për ta bërë këtë”, vazhdoi trajneri italian.

    “Në pushimin mes pjesëve iu thash lojtarëve se t’i shënojmë tre gola do të ishte ideale dhe se ku do të duhej të fokusoheshim: të mos gabonim në pasime, t’i fitonim duelet tona, të bënim presion më mirë, të shfaqnim intensitet të ngritur. Kjo është dinamika e lojës së re. Gjithçka ndryshoi me golin tonë të parë”, përfundoi trajneri i “Los Blancos”. /Gazeta Express/

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Sport23 Tetor 2024
    Dhjetë lojtarë shqiptarë ose me prejardhje shqiptare e kanë mundësinë të luajnë sonte në Ligën e Kampionëve Berat Gjimshiti luan sonte me...
    Sport23 Tetor 2024
    Në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në NBA, Boston Celtics ka shënuar fitore ndaj New York Knicks me rezultat 132-109. Jason...
    Sport22 Tetor 2024
    Real Madrid ka realizuar një kthesë spektakolare ndaj Borussia Dortmund, duke fituar me rezultat 5-2 në ndeshjen e së martës në kuadër të...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në pyetjen se kur do të ndërmarrë Qeveria e Kosovës hapa për dërgimin e...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë sot se do të mbyllen të gjitha institucionet paralele të shtetit të...
    Lajme23 Tetor 2024
    Një ditë para takimit në nivel të kryenegociatorëve të Kosovës dhe të Serbisë në Bruksel, Bashkimi Evropian bëri të ditur çështjet që...
    Lajme23 Tetor 2024
    Policia Rajonale e Pejës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”. I dyshuari...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka refuzuar të japë datë për përfundimin e autostradës Prishtinë-Gjilan. Në një konferencë për media pas mbledhjes...
    Vip23 Tetor 2024
    Se Rezi dhe Vullneti i kanë shpallë ‘luftë’ njëri-tjetrit, tashmë dihet. E, është dikush që po tenton ta kryej një mision të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.