Visar Xani, analist politik ka folur për “Front Online” lidhur me zhvillimin e takimit të së martës mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Xani ka theksuar se ato nuk do të sjellin rezultate të prekshme.
Sipas Xanit, aktualisht me Kosovën në prag të zgjedhjeve dhe Lajçak në fund të mandatit, nuk ka kushte për një angazhim serioz dhe të thelluar në negociata.
“Këto takime as të minutave shtesë se as ekip nuk ka për të negociuar përderisa Kosova është në prag të zgjedhjeve, Lajcak në fund të mandatit”, thotë ai.
Xani shprehet se në të kaluarën, edhe kur kishte angazhim të madh diplomatik, këto takime nuk kanë rezultuar në arritjen e ndonjë marrëveshjeje konkrete.
“Takimet e tilla s’kanë krijuar rezultat as kur ka pas angazhim më të madh të diplomacisë”, u shpreh ai.
Analisti politik thotë se deklaratat e Qeverisë që s’do të ketë takime në Bruksel pa dorëzimin e terroristëve serb, janë për konsum politik.
“Shpeshherë Qeveria ndryshe thotë për procesin e dialogut e ndryshe vepron siç është çështja e dinarit etj por këto mbetën për konsum të brendshëm politik”, përfundoi Xani./Front Online