Analisti Ramush Tahiri i ftuar në emisionin “Debat” të RTK-së ka folur rreth temës “Strategjia e AAK-së- Rezultati në zgjedhje”.
Ai tha se mund të jetë një diskurs i ri i Haradinajt për paraqitjen e tij në politikë.
“Mund të jetë pjekuri politike sepse i ka kaluar fazat tjera, është i dallueshëm prej zgjedhjeve të tjera, tash paraqitet si president, si lider që thirrë në unitetet e bashkim, flet për Kosovën si shtet, qe ta ndërtojmë shtetin e Kosovën, thërret për angazhim që të rrinë njerëzit këtu, thotë se vend tjetër s’kemi. Në këtë bazë është i thjeshtë si paraqitje por është i saktë edhe është i kuptueshëm në porositë e tij”.
Më tej ai ka thënë se Haradinaj nuk flet për vija të kuqe me askënd, as partia nuk flet për to.
“Tash është një diskurs i ri, i cili i jep avantazh në krahasim me partitë tjera politike, sepse ato tashmë janë në kritika dhe akuza me njëri tjetrin. Thotë që është vit i vështirë dhe konsideron se me zgjedhjen e tij si president dhe konsideron se aktivitetin e vet politik do ta mbyllte si president, në mënyrë që t’i mbyllte proceset, anëtarësimin në BE dhe NATO. Ky është rrumbullakësimi i shtetësisë së Kosovës, përfundohet ajo që është proces i pavarësisë dhe subjektivitetit të Kosovës si shtet”, përfundoi ai.
(Artikull i sponsorizuar si pjesë e fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit)