×
  • Lajme
  • Lajme

    Analisti Pozhari: Veprimet në veri, shtesat dhe subvencionet kanë qenë ndër pikat e forta të kësaj Qeverie

    FrontOnline
    27 Mars 2025

    Analisti politik, Xhevdet Pozhari, ka folur për punën katër vjeçare të Qeverisë Kurti, duke theksuar se shtritrja e ligjshmërisë në veri të vendit, ka qenë si suksesi kryesor i saj.

    ‘’Nëse shkurtimisht trajtojmë qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, përgjatë katër viteve përqendrimi kryesor ka qenë situata e sigurisë në Kosovë, respektivisht shtrirja e ligjshmërisë në veri dhe forcimi i sovranitetit edhe në përmbajtje, jo vetëm në dukje. Në këtë rrafsh, vlen të përmendet edhe shtimi i buxhetit për mbrojtjen’’ thotë Pozhari.

    Sipas tij, situata me veriun e Kosovës si dhe shtesat dhe subvencionet kanë qenë pikat e forta të Qeverisë Kurti.

    ‘’Ndërsa, sa i përket inflacionit, kjo qeveri ka zgjedhur shtesat për kategoritë më të prekura, si dhe ka shtuar buxhetin për subvencione me qëllim të fuqizimit të prodhimit vendor. Pra, me pak fjalë: veprimet në veri, shtesat dhe subvencionet kanë qenë ndër pikat e forta të kësaj Qeverie që mendoj se kanë ndikuar në masë të madhe në rezultatin e zgjedhjeve’’ deklaron analisti Pozhari.

    Pozhari, thotë se rritja e çmimeve në vend është duke iu referuar Qeverisë Kurti si dështim i saj.

    ‘’Ndërsa, kryetema kryesore e cila i është faturuar si dështim kësaj Qeverie ka qenë (dhe vazhdon të jetë) rritja e çmimeve të produkteve të ndryshme, rritja e kostos së jetesës në përgjithësi që është në shpërputhje me të ardhurat në Kosovë, duke përfshirë edhe shtrenjtimin e rrymës që më pas manifestohet në rritjen e çmimeve në të gjitha produktet dhe segmentet e jetesës. Nga kjo devijojnë edhe kritikat për stagnim të zhvillimit të vendit dhe mungesë e perspektivës, veçanërisht për shtresat e varfra dhe të mesme’’ përfundoi ai për FrontOnline

    Cilat ishin sukseset dhe dështimet e Qeverisë “Kurti” për katër vite në pushtet?

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, për “Front Online” është deklaruar ndaj paralajmërimit të ZRrE për shtrenjtimin e energjisë elektrike...
    Lajme31 Mars 2025
    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka paralajmëruar një rritje prej 15% të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, një vendim që...
    Lajme31 Mars 2025
    Sot shënohet 26 vjetori i masakrës në Pastasel të Rahovecit kun u vrarë dhe masakruan 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat...
    Të tjera
    Kronika30 Mars 2025
    Para pak minutash një këmbësor është goditur për vdekje në Fushë Kosovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e hetuesisë./IndeksOnline
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, së fundmi u takua me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Mar-a-Lago, Florida, ku diskutuan për konfliktin...
    Sport30 Mars 2025
    Palestra ‘Karagaqi’ ishte vendi ku u zhvillua përballja e dy gjigandëve të basketbollit kosovar, Pejës dhe Prishtinës. Sonte skuadra pejane ishte superiore...
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Kryetari i PD, Sali Berisha, ka vizituar Komunitetin Mysliman shqiptar për festën e Fiter Bajramit. Në urimin e tij ndaj kryetarit të...
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Katër persona të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat gati 60 orë pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Mianmar të...
    Vip30 Mars 2025
    Ditën e sotme (e diel) shënohet Fitër Bajrami. Me këtë rast ka pasur urime e dedikime të shumta përmes rrjeteve sociale, ku...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.