×
  • Front TV
  • Front TV

    Analistët: Zgjedhjet të pashmangshme, shkak dialogu dhe pozita e presidentit

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Situata politike aktuale në vend me dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçi dhe me konfirmimin e aktakuzës nga Gjykata Speciale për Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, sipas analistëve po e çon pashmangshëm vendin në zgjedhje.

    Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Milazim Krasniqi, ka thënë për Front Online se nëse nuk gjendet formula për një president të ri, vendi do të shkoj në zgjedhje.

    “Vendi i ka të pashmangshme zgjedhjet, nëse nuk gjendet formula për zgjedhjen e presidentit dhe nëse  Qeveria mbahet nën këtë presion”, ka thënë ai për Front Online.

    Profesori Krasniqi gjendjen e tanishme e sheh edhe si pasojë të “lojërave politike” të partnerëve të koalicionit me dallimet që kanë të cilat barten më pas në Kuvend ku nuk mund të miratohen ligje të rëndësishme.

    “Madje edhe brenda koalicionit qeverisës ka divergjenca e lojëra politike, të cilat e dobësojnë fuqinë e qeverisë. Kur t’i shtohet kësaj gjendjeje edhe fakti që qeveria varet nga humori i Listës Serbe, bëhet e qartë përmasa e krizës politike. Gjithsesi përmasat e krizës politike shihen edhe në Kuvend,  ku në vend se të miratohen ligje, mbahen interpelanca, që u shërbejnë partive për promovime politike”, ka thënë Krasniqi për Front Online.

    Si dalje nga kjo situatë bllokimi Milazim Krasniqi thotë se duhet të organizohet një tryezë e partive parlamentare ku do të arrihej një marrëveshje politike për reformën zgjedhore që do të çonte në zgjedhjen e presidentit dhe datën e zgjedhjeve parlamentare.

    Nga ana tjetër, Allan Meha nga D4D ka thënë për Front Online se ka mospajtime në mes të partnerëve të koalicionit për çështjen e presidentit dhe për dialogun me Serbinë.

    “Çka po shohim tash është një fërkim në mes të partnerëve të koalicionit ku ka mospajtime të mëdha e sidomos në mes të dialogut e që shfaqen edhe te çështja e Presidentit”, ka thënë Meha.

    Meha kërkon që dialogu të mos ndërpritet, por që të përfshihet edhe U.D e Presidentit Vjosa Osmani e poashtu edhe opozita.

    “Kosova nuk e ka luksin që të pezulloj dialogun mirëpo duhet të vazhdoj dialogun dhe Presidentja e tanishme Vjosa Osmani duhet të inkuadrohet në dialog bashkërisht me Qeverinë, e rëndësishme është që partnerët e koalicionit qeverisës të jenë të bashkuar poashtu është e rëndësishme të kemi edhe opozitën të përfshirë në dialog”, ka thënë ai.

    Për gjendjen e krijuar në vend, sipas Mehës, do të duhej që Osmani sipas rolit kushtetues  t’i bashkonte partitë në vend për unifikim të skenës politik për proceset që do të vinë.

    Më tutje ai është shprehur se presidenti asesi nuk do të duhej të ishte pjesë e pazareve në mes të partive, por një figurë unifikuese e tyre.

     

     

    Nga Rubrika
    Front TV25 Dhjetor 2024
    Situata e furnizimit me energji elektrike, si dhe ujë mbetet ende shqetësim për qytetarët e Kosovës. Përveç mungesave në furnizim edhe pagesa...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media sot është pyetur nga gazetarët për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media është pyetur nëse ka pasë edhe raste të tjera kur Prokuroria ka shkuar...
    Të tjera
    Sport28 Dhjetor 2024
    Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka, ka thyer heshtjen e tij pas lëndimit që pësoi e i cili do ta lë atë për...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Forcat izraelite arrestuan më shumë se 240 palestinezë, përfshirë dhjetëra nga stafi mjekësor dhe drejtorin e një spitali verior të Gazës që...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kandidati i për deputet nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri, thotë se si pasojë e mungesës së energjisë elektrike dhe temperaturave të...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka kundërshtuar pretendimet se masat e subvencionimit të pajisjeve ngorhëse efiçiente nga dikasteri që ajo udhëheq kanë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryetari i Partisë Republikane, Nikolla Sandulloviq, njoftoi se Prokuroria e Lartë Publike në Nish e ka hedhur poshtë padinë penale të Ministrisë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot nisën punimet e edicionit të 7-të të Konferencës së Ambasadorëve. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.