×
  • Lajme
  • Lajme

    Analistët politikë: Hoti s’ka fuqi për zgjidhjen e çështjes së presidentit, vendit i duhet një president konsensual

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2020

    Partitë politike në Kosovë ende nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje për postin e presidentit.

    Madje, për këtë post po ka mospajtime në koalicionin që qeverisë me vendin.

    E për këtë, kryeministri Hoti ka paralajmëruar një tryezë të përbashkët të partive për t’u dakorduar për postin e të parit të shtetit.Mirëpo, kjo ftesë po shihet si formale nga analistë politikë.

    Shemsi Jashari ka thënë se kryeministri Hoti, sipas tij, nuk ka fuqi për zgjedhur çështjen madhore për presidentin e vendit.

    “Ftesa e Hotit është vetëm formale për të konsumuar një veprim ngase të gjithë të dinë se Hoti nuk ka fuqi politike për të vendosur e as arritur një marrëveshje për çështje të mëdha. Ai e ka problem menaxhimin me koalicionin qeverisës, e jo të ketë rol në arritjen e një kompromisi për çështjen e presidentit. Si në rastin e votimit të pakos ekonomike ashtu edhe në caktimin e presidentit vendimtare është PDK dhe dakordimi me të se kush do të bëhet president apo kur do të shkohet në zgjedhjet e parakohshme”, vlerëson ai.Jashari ka shtuar se të gjitha partitë do të duheshin të pajtohet që në krye të shtetit të vihet një president konsensual“Mendoj se më e mira do të ishte që partitë të dakordohen për një emër konsensual për president të vendit dhe në zgjedhje të mos shkohet për shkak të presidentit, pasi prapë pas zgjedhjeve do ta kemi situatën e njëjtë kur kërkohet kompromisi pasi asnjë subjekt si i vetëm nuk mund të siguroj shumicën për të zgjedhur një president vendi”, thotë ai për Blic.

    Ftesën për këtë tryezë e ka refuzuar Lëvizja Vetëvendosje ende pa u thirrur zyrtarisht nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.Partia e Albin Kurtit fillimisht ka kërkuar që të ketë zgjedhje të reja nacionale, e më pas nga Kuvendi i ri të zgjidhet edhe i pari i shtetit.
    Në një prononcim për GazetaBlic, zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu ka thënë se pozita e presidentit të Kosovës nuk është e lirë, pasi që siç është shprehur ai, ajo pozitë ushtrohet nga u.d., e presidentit Vjosa Osmani, ashtu edhe siç e sheh Kushtetuta e Kosovës.Kryeziu ka deklaruar se Kosovës, sipas tij, i duhet një president unifikues dhe jopartiak.“Ndryshe, me një kuvend të vjetër me vullnet të deformuar politik, presidenti i radhës nuk ka se si mos të jetë vetëm pazar i partive të vjetra politike. Kurse ne besojmë që vendit i duhet një president jopartiak, e unifikues. Një president partiak e përçarës e kemi pas deri së fundmi. Nuk besoj që kemi nevojë edhe për një të tillë”, ka thënë ai.Ndërkohë, të enjten, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se shumë shpejt do të mblidhen në një tryezë të përbashkët e partive politike për të biseduar për çështjen e presidentit.Për këtë pozitë janë shpallur disa vetë-kandidatura, derisa këtë publikisht e ka thënë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili njëkohësisht është edhe partner kryesor në Qeverinë Hoti.Haradinaj ka “kërcënuar” se nëse nuk bëhet president i Kosovës, vendi siç ka thënë ai, do të shkojë zgjedhje të parakohshme.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri rugoviste. Ai përmes një postimi...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga kjo parti në Fushë Kosovë. Aty u bë prezantimi...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Subjekt politik, Lista Serbe, ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje në selinë e kësaj partie. Siç thuhet në njoftim është diskutuar...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka besuar Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut lidhur me vendimin që do ta marrë për...
    Sport19 Nëntor 2024
    Në ”Air Albania” po zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Para përfundimit të pjesës së parë, tifozët e Ukrainsës, në kor kanë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në transmetuesin publik serb po pretendohet se është shfaqur flamuri i Republikës së Kosovës. Kjo po thuhet se ka ndodhur gjatë një...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti në takim Drejtoren Rezidente të Programit për Kosovë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Marta Onorato. Ai e vlerësoi...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në Prishtinë, nën udhëheqjen e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë,...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Analisti në Maqedoninë Veriore, Isen Saliu vlerëson se nëse shihet jashtë kontekstit deklarata e kryeministrit Albin Kurti është e dëmshme për shqiptarët....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.