×
  • Lajme
  • Lajme

    Analistët parashohin krizë politike më të madhen në historinë e pasluftës, nëse vendi shkon në zgjedhje të reja

    FrontOnline
    24 Nëntor 2020

    Analisti politik, Arton Demhasaj konsideron se koalicioni i tanishëm nuk i ka numrat për kuorum në mënyrë që të zgjedhet Presidenti i ri.

    Të mundshme zgjedhjen e Presidentit e sheh vetëm me ndihmën e PDK-së.

    Për Gazeta Blic, Demhasaj thotë se nëse dështon zgjedhja e Presidentit të ri vendi shkon në zgjedhje por kjo do sillte një krizë që Kosova kurrë nuk e ka përjetuar.

    Në rast të zgjedhjeve, Kosova mbetet pa President dhe pa Qeveri e kjo do e bënte problem procedura se kush e jep mandarin e ri.

    Presidenti zgjdihet nga Kuvendi me 80 deputetë të pranishëm, e në herën e tretë është kushti që 61 prej tyre me e votu kandidatin. Koalicioni i tanishëm nuk besoj që munden me i ba numrat për me e ba kuorumin në Kuvend. Eventualisht nëse përfshihet Partia Demokratike në këtë marrëveshje atëherë mundet me u siguru shumica e pjesëmarrësve në Kuvend e që pastaj me u votu kandidati për President. Nëse nuk përfshihet PDK atëherë dështon zgjedhja e presidentit. Dështimi i zgjedhjes së Presidentit e qon vendin automatikisht në zgjedhje të parakohëshme, gjë e cila mundet me e qu vendin në një krizë parlamentare gjë e cila Kosova nuk e ka përjetu asnjëherë, për shkak se mbesim edhe pa President edhe pa Qeveri. Pastaj do ishte problem procedura se kush e jep mandatarin”, deklaroi Demhasaj

    Demhasaj konsideron se Kuvendi ka legjitimitetin të zgjedhë Presidentin e ri

    Sipas tij, shkuarja në zgjedhje i sjell Kosovës probleme të reja sepse me përfundimin prej gjashtë muajsh të mandatit të Vjosa Osmanit si U.D e Presidentes, kjo pozitë mbetet e zbrazët dhe do ishte problem me u ditë se kush mundet me e luajtë këtë rol.

    Ky Kuvend ka legjitimitet të plotë me e zgjedhë Presidentin sepse ka dalur nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe mundet me e zgjedhë Presidentin nëse veçse ka kuorum dhe numrat e nevojshëm. Nëse ka mocion dhe bjen Qeveria edhe mund të shkojmë në zgjedhje. Nëse vendi shkon momentalisht në zgjedhje pa President ka me qenë problem për shkak se nuk ka kush e ushtron detyrën e Presidentit sepse Kryetarja e Kuvendit e ka mandatin vetëm gjashtë muaj dhe i përfundon mandatiqë e ka dhe pozita e Presidnetit mbetet e zbrazët dhe munden me dalë probleme se kush mundet me e lujtë rolin e tij për me e dhanë mandatarin”, thotë Demhasaj përGazeta Blic.

    E njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani konsideron se fillimi i negociata për zgjedhjen e Presidentit siç paralajmëroi i pari i LDK-së, Isa Mustafa nuk do jetë e frytshme.

    Ramadani liston edhe arsyet se pse nuk munden të kenë sukses këto negociata.

    Mendoj që kjo iniciativë nuk ka me pasë sukses. Sepse Lëvizja Vetëvendosje nuk do merrë pjesë në këtë tryezë sepse do zgjedhje një herë, ata kanë deklaru se edhe nëse propozohet dikush nga do nuk do e votojnë. E dyta, AAK insiston që Ramush Haradinaj të jetë president, ata nuk do pajtohen me propozimet e LDK-së që presidenti t’i përkasë PDK-së. E PDK besoj që merr pjesë në negociata por nuk besoj që pajtohen me Haradianj si President, nëse ndërron diçka mbetet të shihet. Nuk pres që këto negociata të jenë të suksesshme, nuk do munden të gjejnë një zgjidhje për President“, deklaroi Ramadani

    Sipas Ramadanit, zgjedhjet e reja nuk do bënin dallim sepse edhe një Qeveri nuk do i kishte 80 vota, e do duhej që partitë të mirreshin vesh për Presidentin.

    Zgjidhje për situatën e Presidentit e sheh nëse Specialja e targeton Ramush Haradianajn, atëherë sipas Ramadanit, AAK do mund të heqë dorë nga kjo pozitë.

    Zgjedhjet e reja besoj se nuk do bënin dallim sepse edhe me to edhe pa to, partitë do duhej të mirren vesh për Presidentin, nuk mjafton vetëm Qeveria por duhet edhe opozita të merrë pjesë pasi që asnjë Qeveri nuk mund t’i ketë 80 vota. Nëse Specialja targeton zotrin Haradinaj atëherë mund të shtyhet AAK që të heqë dorë nga ky post. Kushtetuesja mund ta rrëzojë Qeverinë Hoti duke e shpallë jo kushtetuese por kjo e bënë situatën të paqartë dhe të komplekse. Por zgjedhjet janë shumë të mundëshme. Nëse Vetëvendosja fiton në Podujevë atëherë LDK do jetë edhe më e pa interesuar për zgjedhje, do mundohej të shmangë zgjedhjet. Nëse fiton LDK atëherë ata nuk kenë frikë nga zgjedhjet e reja” thotë Ramadani

    Gjatë të martës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa deklaroi se nga java tjetër do fillojnë bisedat për Presidentin.

    Nuk kemi biseduar për presidentin akoma. Por sipas nesh çështja e presidentit duhet të zgjidhet sa më shpejt, jo të shkojmë në zgjedhje. Në fillim të dhjetorit do të mblidhemi me kryesinë për të biseduar për presidentin”, ka thënë Mustafa.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy persona, babë e djalë, janë arrestuar dje në Prishtinë, meqë pas një mosmarrëveshje verbale kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Pas intervistimit, të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Janë zhdukur dy vajzë në Rahovec, ku njëra prej tyre është e mitur. Për rastin e të miturës policia thotë se është...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vetëm pak muaj pasi e mori mandatin për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës, kryeministri Albin Kurti dha një premtim të madh: Do...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët e kohë pas kohe edhe me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,...
    Sport16 Nëntor 2024
    Një tjetër skandal ka ndodhur në Bukresht, në ndeshjen Rumani – Kosovë. Pjestarët e Kombëtares rumune kanë tentuar ta sulmojn fizikisht futbollistin...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka dalë në konferencë për media pas vendimit për të mos u kthyer në fushë ndaj Rumanisë....
    Sport16 Nëntor 2024
    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda dhe kapiteni Amir Rrahmani kanë dalë në konferencë për media pas vendimit për të mos vazhduar ndeshjen...
    Sport16 Nëntor 2024
    UEFA ka dalë me një njoftim të shkurtër për ndeshjen Rumani-Kosovë. “Ndeshja e Ligës së Kombeve në mes të Rumanisë dhe Kosovës...
    Opinione16 Nëntor 2024
    Shkruan Avni Jashari: Lojë futbolli, përballje kulturash: Kosova dhe Rumania në qendër të debatit historik dhe identitar Nata e sotme e futbollit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.