×
  • Lajme
  • Lajme

    Analistët kritikojnë deklaratat e Konjufcës dhe Haxhiut për zgjedhje të reja dhe koalicione: Janë jo serioze

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Deklaratat e fundit të udhëheqësve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe Ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë shkaktuar reagime të shumta në skenën politike të Kosovës.

    Konjufca ka theksuar se formimi i një qeverie të re është i pamundur pa përfshirjen e partive opozitare, ndërsa Haxhiu ka shtuar se nëse nuk arrihet formimi i qeverisë, vendi mund të shkojë në zgjedhje.

    Këto deklarata, të cilat kanë dalë në kontrast me njëra-tjetrën, janë kritikuar ashpër nga analistët politikë, të cilët i shohin si të pasinqerta dhe të pamenduara mirë.

    Spahiu: Deklaratat e Konjufcës dhe Haxhiut, taktikë për ta ulur pazarin me partitë minoritare

    Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, është deklaruar për “Front Online” lidhur me zhvillimet politike të fundit në Kosovë, duke theksuar se formimi i një koalicioni me Fatmir Limajn, Nenad Rashiqin dhe partitë minoritare jo serbe është zgjidhja e vetme për formimin e qeverisë.

    Ai e konsideroi deklaratën e Glauk Konjufcës dhe Albulena Haxhiut si një taktikë për të ulur çmimin e kërkesave nga partitë minoritare.

    “Do të ketë koalicion me Limaj, Rashiqin dhe minoritetet jo serbe, nuk ka zgjidhje tjetër. Këto deklarata të Konjufcës dhe Haxhiut të ndryshme janë taktik e tyre për t’ia zbritur pazarin partive minoritare”, deklaroi Spahiu.

    Analisti politik: Zgjedhjet e reja si konvenojnë as LVV dhe as partive tjera

    Analisti politik, Arbnor Sadiku, për “Front Online” ka folur lidhur me deklaratat e fundit të ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka deklaruar se “ose LVV e formon Qeverinë ose vendi shkon sërish në zgjedhje”.

    Sadiku thotë se zgjedhjet e reja nuk i konvenojnë askujt dhe se kjo është thjesht një strategji e VV-së.

    Ai shtoi se asnjë parti politike nuk ka numrat e mjaftueshëm për të fituar zgjedhjet përsëri.

     “Zgjedhjet e reja si konvenojnë askujt kjo është vetëm deklaratë e VV për me ruajt pozitën e kryeministrit, asnjëra parti nuk i ka numrat për ti fituar zgjedhjet sërish. Kushtetutshmërisht s’mund ta dërgojnë vendin në zgjedhje se opsioni i dytë çdo herë është i mundshëm”, deklaroi Sadiku.

    Njohësi politik: Emisionet humoristike do ti kishin zili deklaratat e VV-së

    Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi, për “Front Online” ka folur lidhur me deklaratat e liderëve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu, të cilët kanë diskutuar për mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të reja dhe mos mundësinë e formimit të qeverisë pa koalicione.

    Arifi tha se edhe emisionet humoristike do ta kishin zili mënyrën e shprehjes së VV-së, duke shtuar se ato po bëhen pa koordinim dhe janë jo serioze.

    Ai deklaroi  se, që nga dita e parë, është vërejtur se VV nuk e ka seriozisht pushtetin dhe politikbërjen.

    “Edhe emisionet humoristike do ta kishin zili deklaratat e VV që po shprehen në mënyrë jo të koordinuar dhe kjo është jo serioze. Nga dita e parë është vërejtur që VV nuk e ka seriozisht pushtetin apo politik bërjen se një parti që fiton mbi 40% çdo herë gjen mënyra dhe kompromise për të lëvizur tutje”, shprehet ai.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2025
    Kreu i Nismës Fatmir Limaj ka folur shkurt pasi kandidatja e VV’së për kryetare të Parlamentit dështoi të marrë votat që i...
    Lajme25 Prill 2025
    Për herën e gjashtë radhazi ka dështuar konstituimi i Kuvendit. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu për të parën e Kuvendit, ka...
    Front TV25 Prill 2025
    Seanca e sotme është ndërprerë pas dështimit të Albulena Haxhiut të zgjidhet kryeparlamentare. Ajo s’mori votat e nevojshme dhe kryesuesi Avni Dehari...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2025
    Deputetja Donika Gërvalla ka bërë një thirrje të çuditshme para hyrjes në Kuvend. Ajo ka kërkuar që qytetarët të bëjnë presion publik...
    Lajme25 Prill 2025
    Sot në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 06:40, Policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në...
    Lajme25 Prill 2025
    eputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha se kjo parti nuk e pranon logjikën e pazareve politike dhe se qytetarët kanë votuar...
    Lajme25 Prill 2025
    Analisti politik Halil Matoshi për FrontOnline ka komentuar ngërçin e vazhdueshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se nuk pret...
    Lajme25 Prill 2025
    Arton Demhasaj, anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ish-kandidat për deputet, për FrontOnline ka kritikuar  veprimet e kreut të...
    Lajme25 Prill 2025
    Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante ka filluar një operacion policor, i cili...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.