×
  • Lajme
  • Lajme

    Analistët: Dështimi për të respektuar afatin çon në shkelje të Kushtetutës

    FrontOnline
    12 Korrik 2025

    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik.

    Analistët vlerësojnë se çdo dështim për ta realizuar këtë proces deri më 26 korrik mund të çojë në shkelje të Kushtetutës nga të gjitha palët e përfshira.

    Sipas tyre, pa ndonjë sqarim të saktë nga Kushtetuesja për hapat pas skadimit të afatit, situata mbetet e paqartë dhe kërkon një zgjidhje të shpejtë.

    Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës,.

    Mirëpo situata politike në vend mbetet e paqartë. Edhe pse aktgjykimi i Kushtetueses ka dhënë afatin kohor për konstituim, ai nuk parashikon hapat që duhen ndjekur në rast të mosrealizimit të këtij procesi deri më 26 korrik.

    Lidhur me këtë analistët shprehin shqetësimin për këtë situatë. Sipas tyre në rast se brenda kësaj periudhe nuk arrihet të bëhet konstituimi i Kuvendit atëherë të gjithë do të jenë shkelës të Kushtetutës.

    “Nëse nuk merren vesh brenda këtij afati 30 ditor që është obligim, atëherë të gjithë do të jenë në shkelje edhe deputetët, edhe partitë fituese, edhe të tjerët. Paramendoni një parlament i tërë të jetë në shkelje të Kushtetutës. Kujt do t’i thuhet ti po e shkel, ne s’po e shkelim. Të gjithë po e shkelin”, tha Mazllum Baraliu, analist.

    Analisti tjetër, Artan Muhaxhiri, nuk pret ndryshim të situatës edhe pas përfundimit të këtij afati.

    “Partitë janë barrikaduar në pozicionet e tyre, hendeku është shumë i madh, dhe Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë ndonjë shpjegim se çfarë mund të ndodhë nëse partitë politike nuk e respektojnë afatin 30-ditor. Sipas gjasave absolute, të cilat tashmë janë dëshmuar, kjo ngjarje do të vazhdojë sërish me  fajësimin reciprok mes partisë fituese të zgjedhjeve dhe partive të tjera”, tha ai.

    E përpjekja e 46 e konstituimit të Kuvendit të Kosovës është nesër.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Gusht 2025
    Fatmir Limaj, lider i Nismës Socialdemokrate, ka deklaruar në Debat Plus se Gjykata Kushtetuese kishte rrugë të qartë për të vendosur mbi...
    Lajme14 Gusht 2025
    Nga rasti tragjik me tri viktima ka ndodhur të dielën në Gjilan. Aty ka mbetur i plagosur rëndë edhe Bujar Hoxha. I dyshuari...
    Hulumtime14 Gusht 2025
    Më shumë se 1.3 milionë euro kanë shpenzuar vetëm disa Ministri të Qeverisë “Kurti” për blerjen e veturave zyrtare gjatë periudhës gjashtë...
    Të tjera
    Lajme13 Gusht 2025
    Gazeta Insajderi ka siguruar pamje që tregojnë që pos tre personave që humbën jetën në Gjilan, edhe i dyshuari për fajde, Mefail...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Zjarret u intensifikuan në të gjithë Evropën Jugore të mërkurën pas një beteje që zgjati një natë për të mbrojtur perimetrin e...
    Sport13 Gusht 2025
    Paris Saint-Germain është shpallur fitues i Superkupës së UEFA-s, pas një ndeshje dramatike kundër Tottenham Hotspur, ku francezët janë rikthyer nga disavantazhi 0-2, duke barazuar në...
    Lajme13 Gusht 2025
    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se Albin Kurti dhe partia e tij kanë ardhur në pushtet me gënjeshtra se miqtë...
    Lajme13 Gusht 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Kamenicë, ka bërë publike listën e kandidatëve që do të garojnë për Asamblenë Komunale në zgjedhjet...
    Vip13 Gusht 2025
    Pas një periudhe të mungesës me projekte kur të gjithë prisnin hite të reja, Gjesti ka folur hapur për herë të parë,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.