Me rikthimin e saj në program, Ana Lleshi ka zgjedhur Kriston për takimin e saj të parë.
Ajo tha se i duket sikur i jep energji pozitive ndërsa ai premtoi se do ta bënte këtë gjë. Nuk munguan batutat mes tyre ndërsa Ana e vuri re që Kristo ishte në siklet dhe nuk hezitoi t’i jepte përqafime.
Kristo: Premtoj se do të jap vetëm energji pozitive.
Ana: Nëse bën të kundërtën, të thyej në mes. Bëj shaka. Kush është Kristo?
Kristo: Bën punën në profesionin e vet dhe kush e njeh, e di mirë se cili është. Dua të të pyes, sa ka qenë koha që ke menduar të vish në emision dhe kush të ka mbështetur më shumë?
Ana: Më ka mbështetur një person i rrethit tim shoqëror dhe autorja e programit. Cilat janë pasionet e tua?
Kristo: Të bëj fotografi.
Ana: Jeton me familjen ose vetëm?
Kristo: Por jetoj me familjen prej 7 vitesh në Tiranë.