Ditën e shtunë “Për’puthen PRIME” u shoqërua me situata shumë të vështira. Ana u largua nga emisioni pas një debati të ashpër që Edi dhe Erjoni, dy djemtë që ajo pëlqen, patën me njëri-tjetrin.
Në një përballje me Erionin, Ana u ngrit dhe puthi në buzë Edin. Gjatë ndërprerjes publicitare, Edi dhe Erioni arritën gati në përplasje fizike. Edhe pse debati nuk kishte lidhej me të, Ana u ndje keq, madje përjetoi gjendje të fikëti.
Ajo nuk mundi të vazhdonte më tej programin dhe u largua, ndërsa Edi e ndoqi nga pas. Ditën e sotme ajo nuk ishte në emision, teksa nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.