Amos Zaharia, ish-banori i Big Brother VIP Albania, po vijon jetën normalisht jashtë shtëpisë së Big Brother Vip në Shqipëri. Ndërkohë, brenda ‘BBV’, Dea Mishel, e cila u duk sikur kishte një pëlqim për Amosin, ndryshoi kur ai u largua.
Me hyrjen e banorit të ri, Shpat Kërleshit, Dea ka ndryshuar edhe pozicion në lojë, duke pranuar që çdo veprim që ka bërë më Shpatin ka qenë për humor dhe jo pëlqim real.
I ftuar në një emision, Amos u shpreh se nuk është mërzitur nga veprimet e Deas, e se jeta vazhdon për të dy ata. Amos e ka thënë më parë hyrjes se Shpatit në shtëpi që po e pret Dean jashtë për ta njohur më tepër, por tani nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë.