Skuadra e Gennaro Gattusos mbetet jashtë Ligës së Kampionëve pas barazimit 1:1 me Veronën dhe fitores së Juventusit në udhëtim te Bologna, shkruan FrontOnline.
Golin e vetëm për vendasit e realizoi mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani në minutën e 60-të.
Rrahmani u vlerësua me notën maksimale 7.5, po aq sa bashkëlojtari i tij, Lozano.
Napoli edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Evropës./FrontOnline/