Napolitanët kanë siguruar epërsinë falë golit të mbrojtësit kosovar, Amir Rrahmanit.
Rrahmani ka realizuar në minutën e 61-të të takimit për avantazhin minimal dhe shumë të pritur të vendasve.
Nëse ndeshja mbyllet me këtë gol të shënuar atëherë Napoli do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër.