Pas disa javësh i lënduar, Amir Rrahmani është rikuperuar dhe është i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Shkaku i këtij lëndimi, mbrojtësi prishtinas nuk mundi ta ndihmojë as Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjet e muajit mars, shkruan FrontOnline.
Por, tashmë mbrojtësi i Napolit e ka lënë mbrapa lëndimin.
Trajneri Gennaro Gattuso e ka ftuar Rrahmanin për ndeshjen ndaj Crotones.
Ndryshe, Rrahmani është paraqitur në 13 ndeshje këtë edicion me Napolin./FrontOnline/
https://twitter.com/en_sscnapoli/status/1378268042220740608?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1378268042220740608%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Frikuperohet-amir-rrahmani%2F