Amir Rrahmani ka zbarkuar dje (e marte) në vendlindjen e tij, në Prishtinë.
Futbollisti i Napolit është pritur gjatë ditës së sotme nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës, shkruan FrontOnline.
Gjegjësisht, ai u takua me drejtorin për sport, Fitim Rexha dhe zyrtarin Kushtrim Mushica.
Me këtë rast, ai pranoi çmimin e “sportisti më i mirë vitit” për vitin 2020.
Mbrojtësi i Napolit ishte shpërblyer vitin e kaluar nga Komuna e Prishtinës, por nuk pati mundësi ta pranonte trofeun./FrontOnline/