Këngëtarja amerikane Katy Perry në gusht të vitit të kaluar ishte bërë nënë për herë të parë, pasi ka lindur vajzën e saj Daisy Dove, me të fejuarin e saj Orlando Bloom. Ajo pranoi se ka qenë mjaft e zënë që nga ajo kohë, e po ashtu amësia e ka shtyrë të bëjë ca ndryshime në jetën e saj.
Kështu ajo ka vendosur që tash e tutje më nuk do t’i rruaj këmbët. Në episodin e së dielës në ‘American Idol’, ku Katy është anëtare e jurisë, ajo i tha garueses Cassandra Coleman: “Zëri juaj është një përvojë shpirtërore. Ai është nga një botë tjetër, është engjëllor. Si nënë e re, nuk kam shumë kohë, prandaj ndalova të rruaj këmbët. Por kur këndove, qimet në këmbët e mia u rritën pesë inç. Ndjeva ndjesi shpimi gjilpërash në të gjithë trupin! Ishte e mahnitshme”.
Këngëtarja më vonë postoi një foto të animuar me këmbë me qime në Twitter dhe shkroi: ‘Një vështrim i vërtetë në këmbët e mia kur dëgjoj Cassandra duke kënduar’. Burri i saj Orlando, pasi u bë baba, ishte ankuar se po i mungon seksi me Katy-n. Perry pranoi që të jesh nënë është puna më e mirë në botë, por që kur bëhesh mami, të gjitha gjërat e tjera bëhen më pak të rëndësishme.
“Mendoj se fillon të kuptosh disa gjëra kur bëhesh nënë … thjesht duhet të përqendrohesh të jesh nënë. Dhe kjo nuk është për shkak se nuk ju pëlqejnë njerëzit e tjerë, por thjesht sepse doni të jeni një prind i mirë”. shpjegoi ajo.