×
  • Lajme
  • Lajme

    Amerikanët, të interesuar të investojnë në Brezovicë

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Qeveria e Kosovës dhe Oda Ekonomike e shohin një mundësi të mirë për ta ringjallur qendrën e skijimit në Brezovicë pasi zyrtarët amerikanë thanë se janë të interesuar për të investuar në këtë resort turistik.Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, duke mos dashur të japin detaje, konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë se një mundësi e tillë ka gjasa të ndodhë pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në Uashington me datë 4 shtator.Detaje për investime të mundshme janë diskutuar ditën e hënë kur një delegacion amerikan i prirë nga i dërguari i posaçëm për negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, vizitoi Kosovën.

    I pari që përmendi interesimin amerikan ishte kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler, pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.Delegacioni amerikan qëndroi në Kosovë dhe Serbi vetëm pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik.“Projekti i kaluar ka qenë 450 milionë euro dhe është vështirë të financohet një projekt i tillë. Ka qenë besoj i ekzagjeruar. Qeveria e Kosovës duhet ta ndajë në disa faza projektin. Ta shoh mundësinë se ku mundet të investojë qeveria, ku mundet DFC-ja [Korporata Financiare Ndërkombëtare për Zhvillim] dhe pastaj ku mund të investojë edhe sektori privat, sepse nuk ka nevojë të jetë komplet me një investitor të vetëm”, thotë Rukiqi.

    Njëjtë si për projektet e tjera, as për projektin e Brezovicës nuk është përcaktuar struktura financiare përmes së cilës pritet që të jetësohet ky projekt.Përfshirja amerikane, garanci për jetësim të projektitQë nga përfundimi i luftës, Brezovica ka qenë një problem politik mes Kosovës dhe Serbisë.Ashtu sikur edhe për pasuritë tjera në Kosovë, shteti i Serbisë, vazhdon të ketë pretendime mbi pronësinë e kompleksit turistik në Brezovicë vend ky që ndodhet në komunën e Shtërpcës me popullatë kryesisht serbe.

    Por, përveç problemeve politike, Qeveria e Kosovës dështoi që ta trajtojë Brezovicën edhe në aspektin ekonomik.Konsorciumi francez “MDP Consulting –Compagnie des Alpes” u shpall fitues për privatizimin e qendrës turistike në Brezovicë në vitin 2014, me një çmim prej 409 milionë euro, nga të cilat 165 milionë pritej të investoheshin gjatë tre vjetëve të parë, si dhe ishte premtuar hapja e 4.000 vendeve të reja të punës.Vetëm dy vjet më vonë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, njoftoi se kishte dështuar privatizimi për shkak se konsorciumi i udhëhequr nga kompania franceze, kishte dështuar që t’i përmbushte obligimet financiare.

    Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, beson se është krijuar një momentum që duhet shfrytëzuar.Zotimi i SHBA-së për të ndihmuar në jetësimin e projektit të Brezovicës sipas Gërxhaliut, zgjidhë problemet e kamotshme.“Amerikanët kanë targetuar disa pika të nxehta, qoftë me Ujmanin qoftë me Brezovicën, dhe dua të besoj që një qasje e tillë do të rezultojë me gjenerimin e efekteve pozitive në Brezovicë pasi që është vërtet një resor me rëndësi ekonomike. Brezovica e ka një specifikë më vete që ka edhe multi-etnicitet, pra e ka edhe rëndësinë politike dhe dua të besoj se gatishmëria amerikane që të investojë në këtë drejtim, do të japë rezultate”, thotë Gërxhaliu.Investimet në Brezovicë rrisin turizmin ndërkombëtarMungesa e investimeve në qendrën e skijimit në Brezovicë i ka shkaktuar miliona euro humbje Kosovës, thotë Baki Hoti, kryetar i Unionit të Turizmit në Kosovë.“Asnjë qeveri deri tash nuk e ka pasur prioritet turizimin, pavarësisht se turizimi është një ndër faktorët kryesorë ekonomikë të vendit dhe një sektor, i cili punëson një numër tepër të madh të qytetarëve. Po të ishte e rregulluar pjesa e Brezovicës, mendoj se 99 për qind do të kishim vizitorë më shumë. Brezovica është vendi më i mirë në Ballkan, nëse do të ketë investime kuptohet”, thotë Hoti.

    Ai thekson se komuniteti i turizimit në Kosovë ka kërkuar vazhdimisht nga institucionet e Kosovës që të investojnë në projekte që kanë një rëndësi të veçantë turistike siç është ai i qendrës së skijimit në Brezovicë.Investimet e mundshme në Brezovicë, sipas Hotit, do të kthenin një numër të madh vizitorësh qoftë nga Ballkani, por edhe nga vendet e ndryshme të Evropës.

    Çfarë është Brezovica sot?Investimet më të mëdha në Brezovicë ndodhën në vitet ‘70, në kohën e ish-Jugosllavisë.Në vitet pasuese u ndërtuan hotelet, teleferikët dhe objekte të tjera të rëndësishme për operimin e këtij lokacioni turistik.Asnjë investim i madh në infrastrukturë nuk ka ndodhur për më shumë se tri dekada në këtë vend. Aktualisht, qendra e skijimit operon me kapacitete të kufizuara dhe me infrastrukturë të vjetruar.Në 20 vjetët e parë të ndërtimit të saj, qendra e skijimit në Brezovicë ishte ndër më të vizituarat në rajon.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Nëntor 2024
    Misioni Paqëruajtës i NATO-s ka shprehur mirënjohje për punën e tyre në Kosovë. Njësitet e Specializuara Shumëkombëshe të KFOR-it, morën medalje për...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, ka zbuluar sot në Klan Kosova, se për anëtarësimin ne NATO, Kosova do të ratifikojë...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Sonte ne orët e mbrëmjes në autostradën “Ibrahim Rugova” dalja e autostradës Veternik – Bresje 3, u regjistruan dy aksidente. Rastin për...
    Të tjera
    Lajme04 Nëntor 2024
    Katër motra të lidhura ngushtë me kujtimet e fëmijërisë dhe dashurisë që patën për shtëpinë e prindërve të tyre në Shtime, u...
    Bota/Rajoni04 Nëntor 2024
    Ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi ka paralajmëruar që do të kërkojë drejtësi te Gjykata Evropiane për...
    Vip04 Nëntor 2024
    Pas diskutimeve për alfabetin, Vullneti iu ka shpjeguar banorëve se nacionaliteti është një ndjesi. “Nacionaliteti është ndjesi, qysh ti ndihesh, çfarë gjuhe...
    Vip04 Nëntor 2024
    Sara ka vazhduar të ketë hatër mbetje me Gjestin pasi ky i fundit dje tentoi ta hidhte në pishinë. Kësisoj, në një...
    Vip04 Nëntor 2024
    Një 14-vjeçare dyshohet se është dhunuar në kryeqytet nga pesë persona. Lidhur me këtë, ka reaguar ish-konkurrentja e edicionit të dytë të...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Mes Kosovës dhe Luksemburgut është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, përmes së cilit synohet të ofrohen projekte të reja për mbështetjen e sektorit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.