Është dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Donald Trumpin dhe Kamala Harrisin që konkurojnë për t’u bërë president i ardhshëm.
Miliona njerëz së shpejti do të drejtohen drejt qendrave të votimit.
Harris, a cila u bë kandidate e Partisë Demokratike pasi Joe Biden doli nga gara, ka mbrojtur të drejtat e abortit dhe është zotuar të ulë kostot e ushqimit dhe strehimit për familjet që punojnë.
Kandidati republikan, Trump, i cili i mbijetoi dy tentativave për vrasje këtë vit, ështē zotuar se do të mbyllë kufirin dhe ka propozuar ulje taksash me vlerë trilionëshe.
Më shumë se 81 milionë njerëz kanë votuar tashmë në atë që sondazhet sugjerojnë se janē zgjedhje me rezultat historikusht të ngushtë.