×
  • Lajme
  • Lajme

    Amerikanët i bëjnë bashkë VV-në, LDK-në e PDK-në në shtëpinë e Tahirit

    FrontOnline
    24 Prill 2025

    Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka pritur në shtëpi Ushtruesen e Detyrës së Ambasadorës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipatin.

    Tahiri tha se bashkë me gruan e tij, Prattipatin e pritën për t’i dhënë lamtumirën mikut të tyre, Gregory Viola, i cili për më shumë se tri vjet e ndihmoi Kosovën me përkushtim të lartë.

    “Kurrë nuk duhet harruar se gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Gregu dha një kontribut të jashtëzakonshëm duke i dhënë mbështetje të parezervë Kuvendit të Kosovës. Profesionalizmi, përkushtimi dhe miqësia e tij e sinqertë do të na mungojnë shumë e më së shumti Kuvendit të Republikës Kosovës”, shkroi Tahiri.

    Ai më tej shkroi se në shtëpinë e tij, priti edhe deputetët Abelard Tahirin e PDK-së, Arben Gashin e LDK-së, ish-kryetarin e kuvendit Glauk Konjufcën dhe Rrita Ismajlin, për të cilët tha se kanë punuar ngushtë në Kuvend dhe Ambasadë.

    “Po ashtu, sonte patëm nderin të mikpresim kolegët dhe miqtë tanë, deputetët Abelard Tahiri, Arben Gashi, ish-Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe Rrita Ismajli, që kanë punuar ngushtë me Gregun, në Kuvend dhe Ambasadë, teksa ndamë një lamtumirë të ngrohtë dhe i uruam suksese në kapitullin e ri të jetës së tij”.

    “Faleminderit për shërbimin tënd, Greg. Zoti të bekoftë ty dhe familjen tënde në gjithçka që ju pret përpara. Qoftë gjithmonë e fortë lidhja e miqësia mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, shkroi Tahiri.

    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2025
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij nuk është shkaktare për mundësinë e...
    Lajme07 Maj 2025
    Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuari për ngacmim seksual. “Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit,...
    Lajme07 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në emisionin “Click” në RTV21 u pyet pse nuk i dërguan letër Partisë Demokratike për t’i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Maj 2025
    “Shtetet e Bashkuara dhe Evropa janë “në të njëjtën anë” pavarësisht dallimeve të tyre dhe aleanca duhet të “evoluojë” përballë sfidave të...
    Vip07 Maj 2025
    Reperi Fero nuk ka të ndalur. Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi këngën e re, shkruan Indeksonline. “Gorilla” titullohet...
    Bota/Rajoni07 Maj 2025
    Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë zhvilluar bisedime të nivelit të lartë për mundësinë që SHBA të udhëheqë një administratë të përkohshme...
    Lajme07 Maj 2025
    Qeveria e Kosovës ka miratuar sot, nëpërmjet një mbledhjeje elektronike, kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e një kontingjenti të Forcës...
    Bota/Rajoni07 Maj 2025
    Ushtria e Pakistanit sapo ka ndarë një numër të përditësuar të të vdekurve pas sulmeve të Indisë gjatë natës. Një zëdhënës i...
    Lajme07 Maj 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar të martën liderin e partisë konservatore, Friedrich Merz, pasi arriti të sigurojë postin e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.