Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE (në anglisht OSCE) kanë deklaruar se Kosova duhet të anëtarësohet në organizatën e tyre.
Në një raport të kreut të OSBE’së në Kosovë të bërë në Këshillin e Përhershëm të organizatës, ka thënë se paqja dhe stabiliteti afatgjatë në Ballkanin Perëndimor mund të arrihet vetëm kur Kosova të integrohet si partner i plotë dhe i barabartë.
Në raportin e tyre thuhet se OSBE po luan një rol konstruktiv drejt këtij synimi, pra anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë.
“Siç e kemi thënë më parë, stabiliteti, prosperiteti dhe paqja afatgjate në Ballkanin Perëndimor janë të arritshme vetëm kur Kosova të integrohet si një partner i plotë dhe i barabartë. OSCE luan një rol në lëvizjen përpara të rajonit drejt këtij synimi”, thekson raporti.Ndryshe, aty përmendet edhe marrëveshja e 4 shatorit në Uashington, ku thuhet se përmes kësaj marrëveshje është bërë e mundur që Kosova dhe Serbia të përkushtohen për marrëveshjen historike për normalizim ekonomik të raporteve.