×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Amerika deporton në Kosovë terroristin Ardit Ferizi

    FrontOnline
    05 Janar 2021

    Terroristi i piraterisë informative Ardit Ferizi do të deportohet në Kosovë.

    Gjykata e Aleksandrisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës muajin e kaluar vendosi që ta pranojë ankesën e 24 vjeçarit që kishte probleme me astmën dhe mbipeshën dhe rrezikohej nga Covid-19.

    Ardit Ferizi është haker kompjuterësh, i cili i kishte dhënë grupit terrorist Shteti Islamik të dhëna personale për më shumë se 1,300 zyrtarë qeveritarë e ushtarakë amerikanë.

    Ferizi, i cili është i njohur me pseudonimin e tij “Th3Dir3ctorY,” ishte lider i një grupi të hakerëve në internet të quajtur “Kosova Hacker’s Security”.

    Midis qershorit dhe gushtit 2015, Ferizi kishte pajisur me informacione të vjedhura nga Ushtria Amerikane, Junaid Hussainin, i njohur gjithashtu si Abu Hussain al-Britani, një anëtar kyç dhe haker që punonte për ISIS-in, i cili besohet të jenë vrarë në fund të gushtit.

    Ferizi ishte arrestuar më 15 tetor në Kuala Lampur, raporton Associated Press, duke cituar shefin e policisë malajziane Khalid Abu Bakar.

    Me prejardhje nga Kosova, Ferizi është personi i parë në SHBA që është dënuar për dy akuzat në vijim: hakim kompjuterësh dhe terrorizëm. Aktualisht ai po mbahet në një burg federal në Lewisburg, Pennsylvania, dhe pritet të lirohet më 2032 nëse merr kredite për sjellje të mirë.

    Ferizi kërkoi nga një gjykatës federal në Alexandria për ta liruar atë nga burgu. Në një mocion të shkruar me dorë nga burgu, ai tha se astma dhe obeziteti e kanë vënë në rrezik të lartë ndaj prekjes me COVID-19. Ai tha po ashtu se kufizimet e veçanta në burg e detyrojnë atë të paraqitet tek stafi çdo dy orë, duke e rritur kështu kontaktin me rojat dhe me rrezikun e infektimit me virusin.

    Prokurorët kundërshtuan lirimin e tij, dhe Gjykatësja e Distriktit, Leonie Brinkema, refuzoi kërkesën e Ferizit gjatë një seance të mbajtur të martën, duke cituar brengat se ai mund të vazhdojë hakimin nëse lirohet, mes brengave tjera.

    Ferizi, kishte hyrë në Malajzi në gusht 2014 për të studiuar shkenca kompjuterike dhe forenzikë në një institut privat në kryeqytetin Kuala Lumpur.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, duke sjellur rrebeshe lokale...
    Lajme08 Shtator 2024
    Operacioni i kërkim – shpëtimit për turistin lituanez do të vazhdojë edhe nesër. Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv kryetari i Shoqatës...
    Lajme08 Shtator 2024
    Shefi i delegacionit të Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) në Parlamentin Evropian, Harald Vilimski, tha se është i mundur një kompromis...
    Të tjera
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër (e hënë) ndeshjen e dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ do...
    Lajme08 Shtator 2024
    Një zjarr i ndezur në lagjen Taukbahçe të Prishtinës ka bërë që ambienti në atë zonë të ndotet. Tymi i madh ka...
    Lajme08 Shtator 2024
    Ndonëse nuk është bërë e ditur data e takimit të ardhshëm mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së, i deleguari i...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Gara presidenciale e SHBA-së mbetet shumë e fortë, sipas sondazheve të publikuara të dielën, dy ditë përpara se Kamala Harris dhe Donald...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Agjencia e OKB-së që ofron ndihmë për palestinezët thotë se punonjësit e saj socialë po vizitojnë familjet dhe komunitetet “për të ofruar...
    Lajme08 Shtator 2024
    Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin joqeveritar për Politikat e Demokratizimit në Berlin, vlerësoi se bashkësia ndërkombëtare, BE-ja dhe SHBA-të janë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.