Big Brother VIP Kosova nisi të hënën në mbrëmje (5 dhjetor).
Nën prezantimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, në spektakël hynë dhe 14 banorë.
Derisa kaloi tashmë një javë, ata gjatë kësaj kohe u përfshinë në lojëra e sfida të ndryshme.
Në një lojë të fundit, konkurrentëve Ana Kabashi dhe Artan Thaçi, iu kërkua të mbanin një top për afro gjashtë orë, deri në pikën kur ‘Vëllai i Madh’ e shpalli sfidën të përfunduar.
Megjithatë, artistja nga Peja në këtë kohë pësoi një lëndim në gishtat e këmbës.
Meqë dhimbja vazhdoi dhe nuk kalohej me akull në këmbë, sot gjatë ditës sipas protokolleve ka ardhur edhe ndihma mjekësore.
Sipas raportimeve, një ambulancë ka mbërritur pasdite për ekzaminim mjekësor për lëndimin e lehtë që pësoi këngëtarja.