×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ambrella Kumanovë, prodhuesi i vetëm i roletave të aluminit me licencë zvicerane, viziton AKB-në

    FrontOnline
    28 Korrik 2025

    Fabrika Ambrella nga Kumanova, prodhuesi i vetëm në Ballkanin Perëndimor i roletave ekskluzive nga alumini me licencë zvicerane, realizoi një vizitë në ambientet e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ku u takua me drejtuesit e këtij institucioni dhe diskutoi mundësitë e bashkëpunimit në tregun kosovar.

    Sami Mustafa, pronar i Ambrella Kumanovë, u shpreh i kënaqur për mundësinë e takimit dhe theksoi rëndësinë e produktit të tij në tregun ndërkombëtar.

    “Produktet tona janë ekskluzive dhe të certifikuara, me materiale 100% zvicerane, gjermane dhe italiane. Çdo produkt ka mekanizma digjitalë dhe garanci deri në 10 vjet. Kosova është një treg që ka kaluar nga emergjenca në ekskluzivitet dhe ka kërkesa gjithnjë e më të larta për produkte të qëndrueshme dhe moderne,” tha Mustafa.

    Mustafa u prit nw takim nga Agim Shahini, kryetar i AKB-së, dhe  Shkëlzen Jusaj, anëtar i Bordit të AKB-së, të cilët diskutuan mundësinë e futjes së produkteve të Ambrella në tregun kosovar dhe anëtarësimin e kompanisë në AKB.

    Shahini theksoi se AKB-ja gjithmonë do të mbështesë investitorët dhe prodhuesit që sjellin produkte cilësore dhe inovative.

    “AKB dhe Kosova do të jenë gjithmonë derë e hapur për prodhues serioz si Ambrella , duke promovuar cilësinë dhe inovacionin në tregun tonë,” tha Shahini.

    Ai mirëpriti Ambrella në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur çdo iniciativë që sjell risi dhe cilësi në tregun kosovar.

    “Mirë se vini në Kosovë me produktet tuaja dhe mirë se vini në AKB,” përfundoi Shahini.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.