Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 në një spital në Izrael.
Demiri ka vendosur që dozën e parë të vaksinës ta marrë në ditën e lindjes së saj.
“Pas një periudhe në karantinë, falënderuese dhe e lumtur që e morra dozën e parë të vaksinës, sot – në ditëlindjen time”, ka shkruar Demiri.
Kujtojmë se në shtator të vitit të kaluar Kosova dhe Serbi firmosën në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjen ekonomike.
Në kuadër të saj erdhi edhe ujdia për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael.