×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ambasadorja amerikane paralajmëron zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut

    FrontOnline
    21 Nëntor 2024

    Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, paralajmëroi më 21 nëntor për zgjerimin e “listës së zezë” edhe me persona të tjetër të dyshuar për krim dhe korrupsion në Maqedoninë e Veriut.

    Gjatë një deklarate për media pas hapjes së Konferencës së parë për luftën kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor – organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup në bashkëpunim me Byronë për Narkotikët Ndërkombëtarë dhe Zbatimin e Ligjit – Angeler theksoi se lista “është dinamike dhe gjithmonë ka emra që rishikohen dhe diskutohen”.

    Ajo nuk specifikoi emra apo afate për përfshirjen e tyre në listë, duke theksuar se kjo është një çështje që vendoset nga Uashingtoni.

    “Nuk kam afat kohor sepse është vendimi i Uashingtonit, por mund t’iu sigurojë që deri sa flasim ka një numër të emrave që merren në konsideratë, dhe si gjithmonë ne shohim që të shtojmë emra të rinj”, tha Ageler të enjten para gazetarëve në Shkup.

    Gjatë vitit 2023, Departamenti amerikan i Shtetit e futi në listën e zezë ish-zëvendëskryeministrin maqedonas, Koço Angjushev, ndërsa para tij edhe disa politikanë dhe biznesmenë të tjerë të profilit të lartë, si kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, dhe biznesmenin kundërthënës, Orce Kamçev.

    Në listën e zezë amerikane janë edhe ish-drejtori i shërbimit sekret, Sasho Mijalkov, dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ish-deputeti Xhevat Ademi, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski dhe të tjerë.

    Lidhur me rekomandimet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për emërimin e anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, Ageler bëri thirrje që të respektohen.

    “Nuk kam detaje konkrete, por do të theksoj se është e rëndësishme që këto komente dhe rekomandime të shqyrtohen me kujdes në mënyrë që publiku të marrë përgjigje për pyetjet”, shtoi Ageler./rel

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Lundrimi detar për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit është pezulluar në Vlorë. Shkak janë bërë kushtet hidrometeorologjike detare të përkeqësura...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, pasi e ka dorëzuar raportin hetues ndaj presidentit të...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me një mesazh dhe reagim sa i përket akuzave të ngritura...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duket se është bërë kureshtar të provojë diçka. Ishte Xheneta që e pyeti fillimisht që a pinë ai qumësht të gjirit....
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duke bërë shaka me Sarën, i tha kësaj të fundit që të futet në banjo me të. Sara ishte duke e...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti ka vizituar së fundmi Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar në Rashincë të Shtimës. Këtë e ka bërë të ditur vetë...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për deputet i PDK-së, Elmi Reçica, njofton se në tubimin madhështor të mbrëmshëm të PDK-së, ishin të pranishëm edhe një shtresë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, pasi e ka dorëzuar raportin hetues ndaj presidentit të...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Artan Nimani, nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët, ka publikuar fotografi nga kryeqyteti nga trotuarët e pa pastruar nga bora dhe me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.