×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Orav: Deeskalimi, çështja kyçe për heqjen e masave

    FrontOnline
    29 Mars 2025

    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se çështja e masave ndaj Kosovës, të vendosura qershorin e vitit 2023, duhet të hiqen.

    Megjithatë, në një intervistë ekskluzive për Info Magazine në Klan Kosova, ai tha se për heqjen e tyre duhet konsensus mes shteteve të BE-së.

    Ai tha se kërkesën për heqjen e masave ia kanë bërë të gjithë aktorët politikë, por edhe përfaqësues të bizneseve.

    “Mund të them se në të gjitha takimet me liderët politikë në Kosovë, nga presidentja, komuniteti biznesor, kemi dëgjuar mesazhin e njëjtë për masat, dhe e kam përcjell atë edhe në Bruksel. Masat janë vendosur, dhe përfaqësuesi i lartë i kaluar i BE-së ka kërkuar nga shtetet anëtare që të heqin masat, por vendimi u takon shteteve veç e veç, sepse nevojitet konsensus. Dhe diskutimi po zhvillohet në Bruksel, por nuk mund t’ua them se kur do të hiqen. Shpresoj që qeveria e re do të konstituohet së shpejti dhe do të provojë të bindë ato shtetet anëtare të brengosura që të hiqen masat”, u shpreh Orav, raporton Klankosova.tv.

    Ndër çështjet kryesore që qeveria e Kosovës duhet të bëjë që të hiqen masat, ambasadori i BE-së tha se është deeskalimi.

    “Në momentin kur vendosen masat, roli im si ambasador i BE-së është të mbroj pozitën e BE-së dhe roli i BE-së për momentin është që duhet deeskalim nga qeveria dhe kjo është mënyra për heqjen e masave. Ky diskutim po zhvillohet në Shërbimin e Jashtëm dhe në Komisionin Evropian, dhe pastaj propozimi i bëhet shteteve anëtare për diskutim”.

    Orav tha se shpreson që qeveria e re e Kosovës do të ndihmojë në bindjen e 27 shteteve anëtare për heqjen e masave.

    Duke folur për aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në BE, ai tha se nuk mund të ketë hapje të bisedimeve për këtë çështje përderisa ka masa të BE-së ndaj Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Prill 2025
    Rreshteri Muhamed Lika, që mbeti i vrarë mbrëmë në hyrje të banesës së tij në Kaçanik, do të varroset sot. Lajmin për...
    Lajme02 Prill 2025
    KEDS-i ka propozuar ngritjen e çmimit të rrymës për 15 %. Qeveria po e përkrah këtë rritje. Është paralajmëruar protestë për të...
    Lajme02 Prill 2025
    Pas kryetares së NDS’së, Emilija Rexhepi, kryeministri Kurti është takuar edhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq. “Kryeministri...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej...
    Lajme02 Prill 2025
    Një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht një burrë në veri të vendit. Sipas policisë, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt...
    Lajme02 Prill 2025
    Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka reaguar pas vrasjes së mbrëmshmë në Kaçanik, ku u qëllua për vdekje një polic. Konjufca ka...
    Lajme02 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se institucionet duhet të formohen sa më shpejtë që është e mundur. Duke folur për këtë temë,...
    Lajme02 Prill 2025
    Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy në një konferencë të përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se shpreson që...
    Lajme02 Prill 2025
    Polici Muhamed Lika, u vra mbrëmë në Kaçanik. Lidhur me ngjarjen tragjike ka reaguar kryetari i kësaj komune, Besim Ilazi. Ilazi u...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.