Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, thotë se nuk është e vërtetë që amerikanët refuzojnë të punojnë me ndonjë parti të caktuar kosovare.
Kosnett thekson se Shtetet e Bashkuara do të respektojnë dhe do të punojnë me çdo qeveri që është e zgjedhur në mënyrë demokratike dhe e formuar në mënyrë kushtetuese.
“Ideja se janë disa parti me të cilat amerikanët do të refuzojnë të punojnë, thjeshtë nuk është e vërtetë. Kemi më shumë respekt se aq për popullin e Kosovës dhe procesin demokratik”, ka thënë Kosnett në një intervistë ekskluzive dhënë për Gazeta Blic.
Kosnett ka folur edhe për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi.