Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka uruar Kosovën në 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Orlando në urimin e tij ka ritheksuar qëndrimin e presidentit italian, Sergio Mattarella i cili tha të martën se Italia qëndron krah Kosovës.
Orlando ndër tjera shkruan edhe se Italia do të mbështes me vendosmëri konsolidimin institucional dhe angazhimin e saj për reforma.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë! Siç ka shkruar Presidenti Mattarella, Italia qëndron përkrah jush, duke mbështetur me vendosmëri konsolidimin institucional dhe angazhimin tuaj për reforma, në rrugën drejt shtëpisë sonë të përbashkët europiane. Përpara! #Kosova13 ??????”, ka shkruar Orlando.