×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori italian: KFOR-i rriti prezencën në komunat veriore dhe për mbrojtjen e Urës së Ibrit

    FrontOnline
    10 Shtator 2024

    Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka vizituar kampin “Villaggio Italia” në Pejë për të nderuar Regjimentin 62 të Këmbësorisë së Motorizuar “Sicilia”, pjesë e Brigadës së Mekanizuar “Aosta”, të stacionuar në Kosovë që nga korriku i kaluar.

    De Riu theksoi përkushtimin e jashtëzakonshëm të Italisë ndaj misionit të KFOR-it, i cili tha se është forcuar më tej për të shtuar prezencën edhe më shumë në komunat veriore, por edhe në mbrojtjen e urës kryesore në Mitrovicë, asaj të Ibrit.

    “Ky dislokim i fundit e sjell kontributin e përgjithshëm italian për KFOR-in dhe stabilitetin e Kosovës në 1065 persona, duke e bërë Italinë kontingjentin më të madh kombëtar në misionin e NATO-s”, theksoi ambasadori.

    Diplomati italian në Kosovë e përgëzoi kolonelin Rocco Mundo, komandant i KFOR-it RC-WEST, për profesionalizmin e tij, bashkë me aftësinë e tij për të frymëzuar entuziazëm dhe motivim midis trupave të tij. /Klankosova.tv

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook i ka përmbledhur aktivitetet ditore të zhvilluar sot në veri. Kurti me...
    Lajme10 Shtator 2024
    Nënkryetari i partisë së serbëve të Kosovës, “Demokracia Serbe”, Ivan Orlloviq, i cili u arrestua dhe u lirua sot, ka thënë se...
    Lajme10 Shtator 2024
    Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka shprehur qëndrimin e tij të prerë ndaj një koalicioni të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) pas...
    Të tjera
    Sport10 Shtator 2024
    Një komision i pavarur ka marrë vendimin unanim për kartonin e kuq që mesfushori i Arsenalit, Declan Rice e kishte marrë në...
    Lajme10 Shtator 2024
    10 shtatori i 2012-tës, është data që shënon edhe përfundimin e mbikëqyrjes së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Tashmë janë bërë 12...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara më 10 shtator vendosën sanksione të reja ndaj Iranit në përgjigje ndaj mbështetjes ushtarake që Teherani i jep Rusisë,...
    Lajme10 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po “e mbanë gjallë lanin patriotik” për të fituar...
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me mësimin...
    Sport10 Shtator 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë pa gola mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Gjeorgjisë, ku me lojë dominuan ekipi shqiptar. Kombëtarja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.