×
  • Vip
  • Vip

    Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë me mesazh për garuesit e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore në Kinë

    FrontOnline
    04 Shkurt 2022

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuar në Prishtinë, Jeff Hovenier, i ka uruar fat dhe sukses ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Kinë.

    Kosova parakaloi sot në ceremoninë hapëse të lojërave Pekini 2022, me skitarin Albin Tahiri si bartës të flamurit shtetëror.

    Lojërat Olimpike Dimërore do të mbahet nga 4 deri më 20 shkurt në Pekin dhe Kosova po merr pjesë për herë të dytë në historinë e vet në lojëra dimërore.

    Në një shkrim në Twitter gjatë ceremonisë hapëse të lojërave, Hovenier shkroi: “I uroj ekipit të Kosovës – dyshes dinamike Kiana Kryeziu, gruas së parë që e përfaqëson Kosovën në Lojtarët Olimpike Dimërore dhe Albin Tahirit, garuesit të parë të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore – shumë fat dhe sukses në garë për medalje të artë”.

    Tahiri e barti i vetëm flamurin e Kosovës në ceremoninë hapesë sot pasdite, pasi garuesja tjetër Kiana Kryeziu nuk u lejua të merrte pjesë për shkak të kontaktit me trajnerin Agim Popovci që ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.

    Kryeziu e siguri pjesëmarrjen në Pekini 2022 pas garës kualifikuese në Itali në fillim të janarit, duke u bërë gruaja e parë që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Dimërore.

    Ajo do të garojë në sllallom të madh në garën me ski në Pekin.

    Tahiri, i cili bë sportisti i parë që e përfaqësoi Kosovën në Lojëra Olimpike Dimërore duke marrë pjesë në PyeongChang 2018 në Korenë e Jugut, në Pekin 2022 do të garojë në katër disiplina të garës me ski.

    32-vjeçari do të garojë nën flamurin e Kosovës në katër disiplina të garës me ski: lëshim, kombinim alpin, sllallom të madh dhe sllallom.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Vip11 Shtator 2024
    Aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi është mjaft aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo sot ka publikuar disa...
    Vip11 Shtator 2024
    Moderatorja e njohur Erjola Doci, ka trazuar rrjetin me postimet e fundit. Në Instagramin e saj, ish-banorja e BBVA, ka postuar fotografi...
    Vip11 Shtator 2024
    Nuk është gjithnjë e lehtë të jesh Beyoncé. Në një intervistë me GQ Magazine për të promovuar linjën e saj të uiskit,...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ka pas keqpërdorim të detyrës zyrtare e as përfitim material për ambasadorin e...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali. Ajo është takuar edhe...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimi i fundit nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq s’është diçka e re dhe se...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeparlamentarja e re e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka ardhur në Kosovë për herë të parë në një vizitë zyrtare që prej kur...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.