×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori i Palestinës – thirrje vendeve arabe: Rishikojeni njohjen e Kosovës

    FrontOnline
    05 Shkurt 2021

    Ambasadori i Palestinës në Serbi, Mohammed Nabhan ka bërë thirrje tek vendet arabe që të tërhiqen njohjet ndaj Kosovës.

    Këto thirrje i bëri në një intervistë për “Sputnik”.Nabhan këtë veprim e bëri pasi Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike.

    “Për Palestinën, Jeruzalemi është një vijë e kuqe, dhe hapja e ambasadës së Kosovës në atë qytet është një akt armiqësor për ne. Unë u bëj thirrje vendeve arabe të rishikojnë njohjen e Kosovës dhe të bëjnë presion mbi ta që të mos hapin një ambasadë në Jeruzalem”

    “Kushdo që përpiqet të hapë një ambasadë në Jeruzalem po na dëmton dhe përpjekjet tona për të arritur një zgjidhje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse me Izraelin,” shtoi ai.

    “Ne nuk e njohim Kosovën sepse i përmbahemi ligjit ndërkombëtar. Kjo nuk do të thotë se ka diçka që nuk shkon mes nesh dhe shqiptarëve, por ne duam që të gjithë të respektojnë ligjin ndërkombëtar. Ne nuk e njohim Kosovën sepse ne respektojmë Rezolutën 1244, e cila e trajton Kosovën si pjesë të Serbisë. Nëse diçka duhet të ndryshojë në atë rrugë, ajo duhet të ndryshojë si rezultat i bisedimeve midis Serbisë dhe asaj enklave,” tha Nabhan.

    “Unë pres dhe u bëj thirrje vendeve arabe dhe islamike që e kanë njohur Kosovën, pasi është thirrur që të kenë një shumicë myslimane të popullsisë dhe të kërkojnë njohje nga shtetet arabe dhe myslimane, të rishikojnë njohjen e Kosovës dhe të bëjnë presion në Prishtinë jo për ta bërë këtë, “tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vetëm pak muaj pasi e mori mandatin për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës, kryeministri Albin Kurti dha një premtim të madh: Do...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy vrasje në Klinë dhe disa persona të therur me thikë, kanë tronditur Kosovën gjatë kësaj jave. Të hënën në Ferizaj janë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    67 kandidatë kanë kaluar me suksese testin nga fusha penale dhe civile të mbajtur në Akademinë Kosovare për Siguri Publike për 21...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    UEFA ka dalë me një njoftim të shkurtër për ndeshjen Rumani-Kosovë. “Ndeshja e Ligës së Kombeve në mes të Rumanisë dhe Kosovës...
    Opinione16 Nëntor 2024
    Shkruan Avni Jashari: Lojë futbolli, përballje kulturash: Kosova dhe Rumania në qendër të debatit historik dhe identitar Nata e sotme e futbollit...
    Sport15 Nëntor 2024
    Edhe përfundimisht futbollistët e Kosovës kanë refuzuar të dalin në fushë. Ata ishin larguar pas thirrjeve raciste në ndeshjen Rumani – Kosovë,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Pas disa minutave qëndrim në zhveshtore, futbollistët e Kosovë janë larguar nga aty. Sipas gazetarit Arlind Sadiku, ata nuk po shkojnë në...
    Sport15 Nëntor 2024
    Futbollistët e Kosovës përfundimisht nuk kanë pranuar të rikthen në fushën e ”Arena Nationala” në Bukuresht. Sipas gazetarit të RTK-së, Edmond Thaqi,...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi pati një porosi për Gjestin. “Vazhdoni jeni mirë, munohu me rujtë, jo si të dashur por si motër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.