Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana është solidarizuar me viktimat e sulmit terrorist që ndodhi mbrëmë në kryeqytetin austriak.
Pllana ka shkruar se Kosova bashkëndjen me popullin austriak.
“Ne jemi tepër shumë të tronditur dhe të prekur nga sulmet në Vjenë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Republika e Kosovës bashkëndjen me popullin e Austrisë. Faleminderime të mëdha për punëtorët e emergjencave”, ka shkruar Pllana.
Autoritetet austriake kanë konfirmuar për pesë të vdekur dhe të paktën 17 të plagosur.