Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar përmes profilit të tij zyrtar në twitter pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e 14 shkurtit.
Diplomati gjerman ka uruar Vetëvendosjen për atë që Rohde e ka cilësuar si fitore historike me më shumë se 50 % të votave.
“Mirë që u certifikuan rezultatet. Urime ekipit të Vetëvendosjes për fitoren historike me më shumë se 50 % të votave”, ka thënë Rohde.
Ai tutje ka thënë se një rezultat i tillë i qartë duhet të dërgojë në formimin e shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjet e presidentit, dhe veprime vendimtare për shumë çështje urgjente që Kosova ka përpara.
“Ky rezultat i qartë duhet të dërgojë në një formim të shpejt të Qeverisë dhe zgjedhje të një presidenti, dhe veprime po aq vendimtare për shumë prioritete urgjente të Kosova”, ka përfunduar Rohde.