×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori gjerman në Kosovë e mirëpret vendimin e LDK-së

    FrontOnline
    31 Mars 2021

    Vendimin e LDK-së për të marrë pjesë në procesin zgjedhor për presidentin e ri, e ka mirëpritur amabasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

    Ai përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se shpreson që të gjithë deputetët të vendosin interesin e qytetarëve mbi interesin politik.

    Më tutje ai tha se nuk e imagjinon që vendi të shkojë në zgjedhje sërish në këtë kohë pandemie.

    “E lavdërueshme që LDK do të marrë pjesë në procesin zgjedhor për një president të ri. Shpresojmë që të gjithë deputetët e zgjedhur do të ndjekin këtë shembull dhe vendosin nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi ato politike. Unë nuk mund ta imagjinoj mbajtjen e zgjedhjeve të reja në mes të valës së pandemisë…”, shkruan Rohde në Tëitter.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dje pas takimit me grupin parlamentar të partisë, ka deklaruar se LDK-ja do të marr pjesë në procesin e votimit të presidentit.

    “Pas një diskutimi të hapur, shterrës në argumente e gjithëpërfshirës, të gjithë, bashkarisht, kemi marrë vendim që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e  Presidentetit të vendit. Që LDK, si gjithëherë, do të ushtroj detyrimin e saj kushtetues, e të marrë pjesë në votim për Presidentin e vendit”, ka thënë Abdixhiku./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, takimin e të hënës mes dy qeverive e sheh si takim...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Për nder të festave të nëntorit, ish-ushtarët e Zonës Operative të Llapit të dielën morën një aksion. Këta vendosën plot 444 flamuj...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, të hënën e 18 nëntorit, pritet të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët mes Qeverisë së Republikës...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka reaguar pas përmendjes së tij nga Kryeministri Albin Kurti lidhur me debatet për doracakët për mësimdhënës...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Në vitin 2025, shumë pagamarrës do të shohin rritje të pagave të tyre. Megjithatë, rritjet mund të mos jenë të mjaftueshme për...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij më të fundit, ka thënë se sulmet “nuk janë kryer me fjalë” dhe se...
    Vip17 Nëntor 2024
    Edi e ka pranuar se Sara është e vetmja femër që ai pëlqen brenda shtëpisë më të famshme në vend. ”Është has...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton për tubimin në hapësirat e Teatrit “Adriana Abdullahu” për siç e quan “një takim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.