Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka ripërsëritur thirrjen e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare e Bizneseve për deeskalim të menjëhershëm të situatës në Veri.
Ai ka thënë se dëmet që situata atje po i shkakton ekonomisë tashmë po shihen në horizont.
“Dëmet shqetësuese për perspektivën ekonomike të Kosovës janë tashmë në horizont, duke dëmtuar reputacionin dhe potencialin e saj edhe përballë komunitetit të biznesit. E ripërsërisim këtë thirrje nga Shoqata Gjermano-Kosovare e Bizneseve për deeskalim të menjëhershëm”.
Concerning damage for Kosovo’s economic prospect are already on the horizon, damaging its reputation and potential also vis-à-vis business community. We reiterate this call from the German-Kosovar Association of Businesses for imminent de-escalation. https://t.co/50lQxWlfhP
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 15, 2023
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV-OEGJK) po ndjek me shqetësim të madh zhvillimet aktuale në veri të Kosovës, si dhe zhvillimet e fundit politike në vend.
Anëtarët e OEGJK-së janë të shqetësuar se kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë, ose të ndërpresin aktivitetet ekzistuese.
“Lajmet për paqëndrueshmëri politike dëmtojnë besimin e klientëve dhe investitorëve gjermanë në mënyrë të konsiderueshme. Kjo ndikon negativisht në marrëdhëniet ekonomike gjermano-kosovare dhe i shkakton dëm Kosovës, si lokacion për investime dhe biznes”.
“Lehtësimi i tensioneve dhe nxitja e zhvillimit të një mjedisi të qëndrueshëm janë faktorë të rëndësishëm për krijimin e një klime të mirë të të bërit biznes. U bëjmë thirrje vendimmarrësve politikë në Kosovë që të ndërmarrin hapa për rivendosjen e një mjedisi të qëndrueshëm politik”.