Diplomati gjerman është njoftuar për ecurinë e punëve, projektet ekzituese dhe projektet e planifikuara në televizion, radio dhe në portalin e Klan Kosovës.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për lirinë e medias në Kosovë dhe konkurrueshmërinë mediale dhe ekonomike në vend, duke theksuar rëndësinë e shprehjes së lirë dhe ekonomisë së tregut.
Ambasadori Rohde ka parë edhe ambientet kompanive që operojnë nën kompleksin e Klan Kosovës, përfshirë operatorin Art Motion dhe Klan Arena.